By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kostadinovski në një simpozium ndërkombëtar me rastin e 63-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kostadinovski në një simpozium ndërkombëtar me rastin e 63-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë
Maqedoni

Kostadinovski në një simpozium ndërkombëtar me rastin e 63-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë

admin
Last updated: 26/04/2025 16:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe shefi i Shtabit të saj, Ekrem Halimovski, dje dhe sot në Stamboll marrin pjesë në një Simpozium Ndërkombëtar me rastin e 63 vjetorit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë. Gjithashtu, ata në Stamboll u takuan edhe me kryetarin e Fondacionit Turk Maarif, Mahmut M.. Ozdil.

Siç informon Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, në fjalimin e tij në simpoziumin me rastin e përvjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Kostadinovski theksoi se “marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore midis Maqedonisë dhe Turqisë kanë rrënjë të thella historike që janë themeli për bashkëpunim të sinqertë dhe afatgjatë”. Partneriteti ynë strategjik, theksoi Kostadinovski, “bazohet në histori, tradita, zakone dhe vlera të përbashkëta”.

Përveç tij, thuhet në kumtesë, në simpozium marrin pjesë kryetarë dhe gjykatës të gjykatave dhe institucioneve ndërkombëtare: Gjykata Afrikane e të Drejtave të Njeriut, gjykatat kushtetuese të: Shqipërisë, Azerbajxhanit, Bahreinit, Bjellorusisë, Beninit, Bullgarisë, Kazakistanit, Kosovës, Malit të Zi, Rumanisë, Rusisë, Serbisë, Uzbekistanit dhe përfaqësues të gjykatave supreme në mbarë botën, përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës, gjykatës të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Asociacioni Botëror i Ligjit dhe profesorë eminentë nga universitetet në Turqi.

Tema e simpoziumit ndërkombëtar është “E ardhmja e Gjyqësorit Kushtetues në Shekullin e 21-të” dhe mbahet në dy sesione: “Drejtësia Kushtetuese në Epokën Digjitale” dhe “Sfidat dhe Mundësitë e Reja të Drejtësisë Kushtetuese”.

“Në kuadër të ceremonisë me të cilën shënohet 63-vjetori i Gjykatës Kushtetuese të REpublikës së Turqisë, në Pallatin Dollmabahçe ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Kadir Ozkaja, patën një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Presidentin Erdogan, në të cilin e informuan atë për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy gjykatave kushtetuese, gjatë të cilit Presidenti Erdogan u përcolli përshëndetje të ngrohta qytetarëve të Maqedonisë dhe u bëri thirrje atyre të vazhdojnë marrëdhëniet vëllazërore dhe të sinqerta, si dhe bashkëpunimin e tyre”, njoftoi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë.

Kostadinovski vazhdon pjesëmarrjen e tij në simpoziumin ndërkombëtar në sesionin e sotëm me temën “Gjyqësori Kushtetues në Epokën Digjitale dhe Efektet e Inteligjencës Artificiale”.

Gjykata Kushtetuese informoi se gjatë vizitës së tij të punës në Stamboll, Kostadinovski u takua pardje (24 prill) me presidentin e Fondacionit Turk Maarif, Mahmut M. Ozdil.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Azizi: Tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave
Next Article Rast social/ Familja 6 anëtarëshe në Kërçovë jeton në kushte të mjerueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?