By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski në Odën Ekonomike: Investimet e reja janë rezultat i politikave strategjike, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kovaçevski në Odën Ekonomike: Investimet e reja janë rezultat i politikave strategjike, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian
BotaMaqedoniNATO

Kovaçevski në Odën Ekonomike: Investimet e reja janë rezultat i politikave strategjike, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian

admin
Last updated: 26/05/2023 16:03
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim pune me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Odës. Në takim morën pjesë edhe Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski.

Në takim, kryeministri Kovaçevski i informoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit për vizitën e punës në SHBA, për të cilën theksoi se është me rëndësi nacionale dhe shtetërore.

“Në këto momente kyçe, vendi ynë mori një mbështetje shumë të fuqishme nga partnerët tanë më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm strategjikë, SHBA-të, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe për vazhdimin e rrugës evropiane. SHBA-të e vlerësojnë kontributin tonë në proceset globale dhe faktin që ne jemi një vend që është një faktor i stabilitetit rajonal. Në historinë e tij të re, shteti maqedonas ka pasur mbështetje nga SHBA-të, por asnjëherë nuk ka pasur një mbështetje kaq të fuqishme, të theksuar dhe domethënëse për të ardhmen e vendit. Këtë duhet ta kemi parasysh. Sidomos tani në këto momente”, tha Kryeministri Kovaçevski dhe tha se kemi mbështetje të plotë nga SHBA-të për amendamentet kushtetuese, gjë që është theksuar edhe në deklaratën e Eskobarit, por edhe të ambasadores Ageler, se sa e rëndësishme në një kontekst nacional, rajonal por edhe në kontekst global që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me integrimet evropiane që tashmë kanë filluar.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski informoi për bisedimet me sekretarët shtetëror Blinken dhe Eskobar, të cilët konfirmuan se integrimi evropian i vendit është proces i pakthyeshëm, por shprehën shqetësim për bllokadën e opozitës.

“Sot ne jemi gjithashtu të përkushtuar për përparim të mëtejshëm drejt integrimit evropian – dhe herët ose vonë ato do të ndodhin, sepse vendi është në rrugën e duhur dhe prej këtu ka vetëm përpara.Maqedonia e Veriut më në fund ka një mjedis të favorshëm dhe të parashikueshëm të biznesit për kompanitë dhe për investime të reja, që është rezultat i politikave strategjike, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Kovaçevski theksoi se përkrahja që shteti ka nga SHBA-të është veçanërisht e rëndësishme për komunitetin e biznesit, duke theksuar se hyrja e kompanive të njohura të huaja në vendin tonë nënkupton edhe një vlerësim më të lartë të investimeve.

Kur një kompani përparon, është motiv që një kompani tjetër të hyjë dhe të investojë, tha Kryeministri Kovaçevski, duke shtuar se me rritjen e numrit të investimeve, hapet një mundësi – në vend të një vendi të lirë të punës, Maqedonia e Veriut të jetë një shtet i vendeve të punës më mirë të paguara.

“Sjellim investime që po rriten me shpejtësi. Dhe me këtë Maqedoninë e Veriut po e vendosim në hartë si një vend që ka kapacitet për investime të mëdha dhe për investime në shekullin 21”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takimin në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Kovaçevski theksoi se komuniteti i biznesit është i rëndësishëm për krijimin e politikave ekonomike të shtetit, sepse sektori privat është një nga shtytësit e ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, tha se Oda edhe në të ardhmen do të kontribuojë në mënyrë konstruktive me masa për përmirësimin e ambientit afarist, duke theksuar progresin që ka arritur vendi në dialogun ndërkombëtar. 

You Might Also Like

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve

Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kovaçevski në takim me senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane
Next Article Pagat e ushtarakëve, gjenerali Bitri: Jo të fundit, por në mesataren e vendeve të NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?