By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski në takim me senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kovaçevski në takim me senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane
BotaMaqedoniNATOTOP LAJM

Kovaçevski në takim me senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën evropiane

admin
Last updated: 26/05/2023 14:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me anëtarin e Senatit të SHBA-ve, Chris Murphy, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Në takim, siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe që SHBA-të i japin vendit tonë, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut mbetet një partner stabil, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin bilateral dhe në NATO, i fokusuar në prosperitetin demokratik, si dhe në aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera për paqen botërore.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

U diskutua edhe për reformat në fushën e sundimit e sw drejtws dhe luftën kundër korrupsionit, ku Kryeministri Kovaçevski theksoi se këto janë prioritetet tona kryesore. Korrupsioni, siç theksoi Kryeministri, është kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, minon institucionet dhe vlerat e demokracisë, vlerat etike dhe drejtësinë dhe kërcënon zhvillimin e qëndrueshëm dhe shtetin e së drejtës. Kryeministri theksoi se ne e vlerësojmë lartë mbështetjen në kuadër të ndihmës së SHBA-së për zhvillimin e strategjive kundër korrupsionit për secilin vend të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të strategjive nacionale kundër korrupsionit që tashmë janë krijuar në shumë fusha.

Në takim u bisedua edhe për sfidat e ardhshme të vendit në realizimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat Kryeministri Kovaçevski tha se ky proces do të përcaktojë rrjedhën e ardhshme të vendit në raport me procesin e integrimeve evropiane.

Duke theksuar mbështetjen e fuqishme nga SHBA-të për vendin, Senatori Chris Murphy theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e politikave që çojnë drejt anëtarësimit të plotë në BE sepse kjo është e vetmja mundësi që çon në stabilitet, paqe dhe siguri, si në vend ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën
Next Article Kovaçevski në Odën Ekonomike: Investimet e reja janë rezultat i politikave strategjike, anëtarësimit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?