By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje
Maqedoni

Kovaçevski: VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol për anulim, nuk do të fitojnë në zgjedhje

admin
Last updated: 18/04/2024 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së opozitare se, siç tha, me lajme të rrejshme, me kurdisje të anketave, me keqpërdorim të institucioneve, me fjalë boshe dhe me përhapjes së frikës, as nuk fitohet në zgjedhje, as nuk ndërtohet shteti.

“Tani sërish dëgjojmë se si VMRO-DPMNE mbjell frikë se me anëtarësimin në BE do ta humbim shtetin. Premtojnë disa zgjidhje alternative për anëtarësim në BE. Këto janë vetëm fjalë boshe. Diçka e tillë nuk ekziston askund, përveç në kokat e tyre. VMRO-DPMNE në krye me Mickoskin, është VMRO-DPMNE-ja e njejtë e cila në krye me Gruevskin, 11 vite e robëroi shtetin brenda, ndërsa e izoloi nga jashtë. Mickoski hapëron me krenari hapave të idullit të tij me adresë banimi në Budapest. Njejtë si Gruevski, është i gatshëm që Maqedonia edhe 100 vite të mos hyjë në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski në ngjarjen “Nuk ka heqje dorë nga e ardhmja” në Shkup.

Kjo, theksoi, jo vetëm që është e dëmshme, por edhe e rrezikshme për të ardhmen e shtetit tonë dhe fëmijëve tnaë.

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe Mickoski u bënë simbol i heqjes dorë.

Ai shtoi se “me lajme të rrejshme, me anketa të porositura, me keqpërdorim të institucioneve, me fjalë boshe dhe me përhapje të frikës, as nuk fitohet në zgjedhje, as nuk ndërtohet shteti”.

Ne, theksoi, qartë dhe zëshëm, sado të jetë vështirë, punët i themi haptazi dhe publikisht.

Më 8 maj, theksoi Kovaçevski, zgjedhja nuk do të jetë vetëm mes partive politike dhe listave të kandidatëve. “Zgjedhja më 8 maj është shumë më thelbësore për të gjithë ne si qytetarë të këtij shteti. Me rrumbullakësim të numrit në fletëvotim vendosim mes shpresës dhe të ardhmes prosperuese me LSDM-në dhe koalicionin “Për të ardhmen evropiane” dhe kthim 10 vite prapa me VMRO-DPMEN-në. Dhe prandaj ju bëj thirrje më 8 maj ta rrumbullakësoni numrin 1 dhe të votoni për LSDM-në dhe koalicionin “Për të ardhme evropiane”, tha Kovaçevski.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burgim të përjetshëm për vrasësin nga Koçani
Next Article Pendarovski me peticion për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?