By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps
Maqedoni

Kozle në “flakë”, drejtoresha e paprekshme?! Ankesa për kolaps

admin
Last updated: 30/01/2025 19:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Edhe pas disa muajsh ankesash nga një pjesë e stafit të mjekëve dhe të tjerë, Karolina Simonovska, vazhdon të jetë drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve “Kozle”. Ankesat vazhdojnë! Nga droja se mund të pësojnë me vendin e punës ose pasoja të tjera, mjekët ngurrojnë të flasin para kamerës për ato që pretendojnë se i përjetojnë në klinikë nga drejtoresha! Me një shkrim anonim, pohojnë se drejtoresha e ka futur klinikën në një kolaps të plotë profesional, diskriminim dhe kaos administrativ. Rrëfejnë edhe një rast konkret se çfarë ka ndodhur.

“Situata arriti kulmin kur Simonovska, e shoqëruar nga trupat e sigurimit, urdhëroi nxjerrjen me forcë të mjekëve nga ambientet e klinikës, madje edhe në momente kur fëmijët ishin duke u trajtuar. Kjo nuk është thjesht paaftësi menaxheriale – kjo është një dhunë e drejtpërdrejtë ndaj parimeve bazë të kujdesit shëndetësor dhe të drejtave të punonjësve”

Në letër, pjesë e stafit apelojnë për veprim urgjent nga institucionet, gjersa ankohen se drejtoresha Simonovska po ushtron regjim të frikës, duke vendosur masa disiplinore arbitrare. Shkruhet po ashtu mandati i Simonovskës ka mbaruar.

I pyetur për këtë, ministri i shëndetësisë Arben Taravari, deklaroi se do të bëjnë disa ndryshime pasi po mbaron afati 6 mujor i disa drejtorëve.

“Ankesa ka të llojllojshme disa qëndrojnë disa nuk qëndrojnë, besoj se në periudhën e ardhshme duhet të bëjmë disa ndryshime të drejtorëve pasi që afati 6 muaj i disa drejtorëve mbaron, kështu që jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe nuk duam të ndodhë kjo si zhurmë, ose si diçka spektakulare, por në kuadër të ndryshimeve të rregullta që mendojmë t’i bëjmë në disa drejtori nuk jemi shumë të kënaqur por në disa drejtori jemi super të kënaqur”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe, pas ankesave të vazhdueshme nga stafi i “Kozles”, më 19 dhjetor 2024, Simonovska shkoi në kabinet te Taravari, nga ku doli duke thënë se takimi ishte konstruktiv dhe se shpreson se do të vazhdojë të mbetet drejtoreshë e Kozles. Ankesat ndaj saj Simonovska i pati quajtur si përhapje gënjeshtrash. Edhe atë kohë Taravari pati deklaruar se po shikohet puna e disa drejtorëve dhe se do të ketë ndryshime aty ku konstatohet se nuk funksionojnë siç duhet.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si ta qetësoni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake?
Next Article Aksidenti në Shkup, Prokuroria: Shoferi ka qenë në gjendje të dehur dhe pa leje, ka kaluar në semafor të kuq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?