Shkup, 21 maj – Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi sot do të prezantojë Raportin vjetor për punën për vitin 2023.
Fjalime hyrëse në ngjarjen që do të mbahet në hotelin Aleksandar Palas me fillim në orën 10, do të kenë Igor Jadrovski, kryetar i KPMD-së dhe Oleg Soldatov, shef i zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup.
Prezantimi i gjetjeve nga raporti vjetor do të bëhet nga anëtarët e KPMD-së, Flora Kadriu, Zekir Abdulov dhe Dragana Dërndarevska.