By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë
Maqedoni

Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë

admin
Last updated: 14/08/2024 15:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i tregoj Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim sa i përket hapjes së urës së Ibrit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Krasniqi ka thënë se BE-ja më parë ka qenë pro hapjes dhe se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

Ndërsa, Krasniqi u shpreh se do të vazhdojnë koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse nuk dha një datë se kur mund të hapet ura.

“Nga viti 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE duhet të na tregoj së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit. Dialogu ynë me qytetarët serbë për hapjen e urës nuk ka qenë vetëm këto ditë, ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me ta. Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur. Aty janë edhe dy ura tjera që shfrytëzohen. Unë vazhdimisht i shoh qytetarët serbë dhe sigurisht që hapja e urës do të lehtësojë jetën e qytetarëve. Ura është momentalisht në gëlqerosje dhe përgatitje tjera. Aty është bërë një vlerësim i qëndrueshmërisë. Ne jemi duke i përmbyllur të gjitha punët dhe sigurisht se nuk mund të them një datë se kur do të hapet ura. Ne për këtë do të vazhdojmë koordinimin”, theksoi ai.

Krasniqi komentoi edhe deklaratat se me hapjen e urës po rrezikohen ushtarët amerikanë.

“Ne e marrim seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ne po vazhdojmë koordinimet me partnerët tanë në mënyrë që gjithçka të shkoj mirë dhe mos të ketë asnjë incident”, shtoi ai.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB me transparencë aktive prej 95,7 për qind për vitin 2024 dhe kërcim prej shtatë vendesh krahasuar me vitin e kaluar
Next Article Grenell: Thaçi për 4 vjet në burg, kjo nuk është vlerë perëndimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?