By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krerët e Kosovës deklarojnë: Mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krerët e Kosovës deklarojnë: Mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme
Maqedoni

Krerët e Kosovës deklarojnë: Mbrojtja e lirisë është detyrë e përhershme

admin
Last updated: 17/02/2025 15:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në sheshin “Xhorxh Bush” të Prishtinës parakaluan Forca Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës,

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi forcën dhe guximin e popullit të Kosovës, i cili luftoi për liri dhe sakrifikoi për të ardhmen.

Ajo vlerësoi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si krenarinë e shtetit dhe theksoi se mbrojtja e lirisë është një detyrë e përhershme.

“Ne jemi republika e Kosovës, ne jemi zëri i rezistencës dhe guximit dhe nuk është thyer asnjëherë. Ne jemi populli që luftuam për liri dhe sakrifikuam të ardhmen, ne jemi vizioni që riformojë shtetit jemi Republika që nuk ndalet kurrë. Para nesh do të dalë ushtria jonë trashëgimtarja dhe pasuesja e denjë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. FSK ka treguar se është krenaria e shtetit dhe e gatshme për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Liria jonë është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyra e përhershme. Kosova është shenjë e dinjitetit kushdo që guxon të vë në dyshim le ta dëgjoj sot që Kosova ecën përpara me vizionin e krenarisë së saj. Kosova është atdheu ku projektojmë ëndrrat dhe me besim të pa lëkundur të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij për 17-vjetorin e Pavarësisë, theksoi se krijimi i shtetit të Kosovës është një nga ngjarjet më të fuqishme në historinë moderne të Evropës.

Ai nderoi ata që sakrifikuan për lirinë e vendit, duke theksuar se Kosova është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.

“Në këtë sheshin ‘Xhorxh Bush’ jemi mbledhur më 17 shkurt për ta shënuar 17 vjetorin, para nesh janë rreshtuar për të marshuar ushtria jonë dhe policia. Pas nesh shtrihet e kaluara jonë e rezistencës për të arritur te krijimi i shtetit të Kosovës. Në historinë moderne të Evropës krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme. Republika e Kosovës është shteti më i ri në kontinentin më të vjetër. Teksa po shënojmë 17 shkurtin po kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe kontribuuan për vendin. Republika e Kosovës është rezultat i gjithë atyre që u përpoqën për këtë vend. Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit të ri, andaj sot kur po e festojmë 17 vjetorin e pavarësisë të gjithë dëshmoret dhe martirët janë mes nesh sepse vendi është ndërtuar pikërisht mbi gjakun e tyre. Republika e Kosovës është e shqiptarëve, por edhe e pakicave sepse vullneti i shumicës kompletohet me të drejtat e të gjithave pakicave. Të gjithë sytë tanë janë drejtuar drejt jush ushtarë e policë, ne i marrim ndjenjat e lavdisë dhe sigurisë. Nuk ka vend që ka vuajtur më shume për armë dhe municione sesa Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në katër vitet e fundit Kosova ka investuar qindra miliona euro në municione, kemi blerë mijëra pushkë e miliona municione dhe kemi bërë ngritjen e industrisë ushtarake”, ka thënë Kurti.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kundër flokëve të gjatë
Next Article Endrit Thaçi publikon mesazhin e Grenell: Një vlerësim nga SHBA-ja – liri për ata që e mundësuan lirinë dhe shpallën pavarësinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?