By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik
Bota

Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik

admin
Last updated: 18/11/2026 12:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 18 nëntor, argument.mk/ – Kreu i inteligjencës amerikane përjashtoi mundësinë, që ndërprerjet e gjera të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten e kaluar, të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik, duke argumentuar se problemet erdhën si pasojë e një përditësimi të softuerit, të cilin sistemi i vjetëruar nuk arriti ta përballonte.

“Ky nuk është një sulm kibernetik dhe nuk bëhet fjalë për një përpjekje të koordinuar nga një shtet tjetër”, deklaroi drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në një intervistë për CNBC të martën.

Sipas tij, ndërprerja u shkaktua thjesht nga një përditësim që sistemi ekzistues nuk mundi ta përballonte.

Një defekt teknik në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të premten, çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve, në shkallë kombëtare për më shumë se katër orë.

Ky ishte vetëm rasti i dytë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur autoritetet amerikane vendosën një ndalim të përgjithshëm të ngritjes së avionëve në të gjithë vendin.

Mijëra fluturime u anuluan dhe shumë të tjera pësuan vonesa. Kompanitë ajrore vijuan përpjekjet për rikthimin e plotë të operacioneve normale edhe të hënën.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin deklaroi të premten, se nuk kishte prova për një sulm kibernetik, por theksoi se ishte ende herët për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjermania kërkon përfshirjen e Evropës në bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë
Next Article BDI: VLEN-i, nga mungesa e rezultateve, po e shndërron propagandën dhe shpifjen në instrument të veprimit politik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?