By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta në Shkup, në takim me kryeministrin Hristian Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta në Shkup, në takim me kryeministrin Hristian Mickoski
Maqedoni

Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta në Shkup, në takim me kryeministrin Hristian Mickoski

admin
Last updated: 15/05/2025 08:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski dhe me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova.

Pas takimit që do të mbahet në Qeveri, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Koshtës.

Koshta paraprakisht i vizitoi Beogradin dhe Sarajevën, ndërsa qëllimi i vizitës së tij rajonale është ta konfirmojë përkushtimin e BE-së ndaj rajonit dhe perpsektivës së vendeve të Ballkanit Peërndimor për anëtarësim në Union.

“Përforcimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor politik për BE-në dhe për mua personalisht”, porositi Koshta në prag të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ndodhet për vizitë në rajon në mënyrë që të bisedojë me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, të cilët “përballen me sfida të vazhdueshme” dhe që të tregojë se BE-ja është e gatshme t’u ndihmojë.

Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me vizitën në Shkup të kreut të Këshillit evropian, theksoi se do të transmetohen qëndrimet tona lidhur me ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimet tona janë të qarta lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe këtu nuk ka ndryshim, sepse nga ana tjetër nuk shohim së paku në këtë moment çfarëdo sinjali se ka ndryshim në sjelljen, përkatësisht nga ana e fqinjit tonë lindor. Më vjen keq që kjo është kështu dhe shpresoj se në periudhën që vijon do të flasim më shumë për zgjidhje se sa për probleme”, theksoi Mickoski.

Shtoi se me ftesë të Koshtës do ta shoqërojë në fluturimin e tij nga Shkupi drejt Tiranës, ku kreu i Këshillit të BE-së do të organizojë darkë për liderët e Ballkanit Perëndimor, përderisa të premten do të kenë takim të Asociacionit politik evropian në Tiranë.

Ambasadori polak në vend, Mariush Brimora, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në, në intervistë për MIA-n të premten, tha se vizita e kreut të Këshillit të BE-së Antonio Koshta në Shkup javën e ardhshme, është sinjal akoma më i fuqishëm i prioriteteve të BE-së dhe se fakti që e viziton Ballkanin Perëndimor dhe që vjen në Shkup, është dëshmi se janë të gatshëm për zgjerim.

“Nga perspektiva ime, gjithashtu mund të përmend se kryeministri ynë Donald Tusk, do ta vizitojë Shkupin në disa muajt e ardhshëm dhe ky do të jetë sinjal se ne kujdesemi për Maqedoninë e Veriut, se do ta mbështesim shtetin, se Presidenca, Këshilli i BE-së e mbështesin procesin e hapjes së negociatave dhe kjo është shenjë e fuqishme se do të presim përgjigje nga ana e Maqedonisë”, theksoi ambasadori, tha Brimora për MIA-n.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell, deri në fund të ditës reshje lokale të shiut
Next Article Konferencë “Transformimi i ardhmërisë: Strategjia digjitale për parlament bashkëkohor”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?