By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krisja e raporteve mes ShBA-së dhe BE-së, Aliu: BE-ja duhet të forcojë lidhjet mes shteteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Krisja e raporteve mes ShBA-së dhe BE-së, Aliu: BE-ja duhet të forcojë lidhjet mes shteteve
MaqedoniTOP LAJM

Krisja e raporteve mes ShBA-së dhe BE-së, Aliu: BE-ja duhet të forcojë lidhjet mes shteteve

admin
Last updated: 24/03/2025 20:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Krisja e raporteve mes BE-së dhe ShBA-së, duhet t’i forcojë lidhjet midis shteteve të kontinentit Evropian dhe kjo situatë duhet të ndikojë pozitivisht në përshpejtimin e agjendës së zgjerimit të BE-së, thotë për TVM2 profesori universitar Murat Aliu, por shton se BE-ja nuk jep sinjale të tilla për momentin pasi nuk ka kohë të merret me anëtarësime të reja pas një çarje kaq thellë radikale.

“Shpërfillja e SHBA-së ndaj BE-së, në një aspekt e konsolidon dhe kjo është një rrjedhë logjike, e natyrshme. BE-ja, në këtë mënyrë i forcon lidhjet brenda vendeve të saja dhe në rrjedha logjike duhet të kishte ndodhur një gjë e tillë, pra përshpejtimi i BE-së për të përfshirë Maqedoninë në strukturat e saja. Nga ana tjetër nuk duket edhe ashtu, pasi një konglomerat shtetesh si BE-ja, kur kanë probleme të natyrave të këtilla shumë serioze, me një thyerje apo çarje shumë radikale, nuk e di nëse do të ketë kohë të merret me çështjen e zgjerimit, apo pranimit të anëtareve të reja në BE. Për momentin nuk ka sinjale të tilla që pas kësaj çarje do të përshpejtohet ky proces.”, u shpreh për TVM2 profesori universitar Murat Aliu.

Sipas Aliut, problemi nuk qëndron vetëm te BE-ja, por edhe te vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e saj. Në këtë rast, Maqedonia e Veriut nuk po ndjek një kurs të ashpër dhe insistues për integrim në BE-në.

“Qeveria e re apo më mirë thënë kryeministri Mickovski, duket qartazi që më shumë ndjek një linjë pro-amerikane sesa pro-evropiane, shtoja këtu edhe kushtin që akoma e kemi për ndryshimet kushtetuese, dhe në këtë drejtim nuk kemi thuaja se asnjë lëvizje përpara. Nuk mund të thuhet që Maqedonia e Veriut, është më afër apo më larg integrimit të BE-së, sesa para gjashtë muajsh apo një viti.”, tha Aliu.

Sipas Aliut, procesi i integrimit nuk kërkon ndryshime vetëm në çështjet politike, por duhet të plotësohen edhe disa kritere juridike dhe ekonomike brenda vendit, lëvizje të tilla pozitive në këto drejtime nuk janë të dukshme për momentin, prandaj procesi i anëtarësimit që deri tani ka qenë i ngadalshëm, aktualisht ka ngecur, konsideron profesori universitar Murat Aliu.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fondi i BE-së për Maqedoninë e Veriut/ Kos: Duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve
Next Article Gjorgjievski: Të gjitha shkollat, kopshtet, institucionet publike, qendrat kulturore dhe sallat sportive janë të sigurta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?