By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin
Shqipëri

Kryeprokurori i Barit vlerëson SPAK: Autoritetet shqiptare në gjendje të luftojnë krimin

admin
Last updated: 21/05/2025 14:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi vlerësoi sot se bashkëpunimin me autoritetet hetimore shqiptare për të luftuar krimin në Shqipëri dhe Itali.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, me Kreun e SPAK-ut, Altin Dumani si dhe prokurorin e SPAK-ut, Vladimir Mara, pas një operacioni të madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës që çoi në arrestimin e 42 personave dhe shpalljen në kërkim të 10 të tjerëve, midis Italisë dhe Shqipërisë, Rossi tha se po punohet për arritjen e rezultate të përbashkëta dhe për të luftuar krimin në Itali dhe Shqipëri.

“Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë prej 10 vjetësh për arritjen e objektivave të përbashkëta për të luftuar krimin në Shqipëri apo Itali. Jemi të ndërgjegjshëm që autoritetet e hetimit shqiptar e në veçanti SPAK janë shumë të afta për kapjen e veprave, bashkë me ne. Kjo forcë e përbashkët është shumë e rëndësishme”, deklaroi kryeprokurori Rossi.

Ai shtoi se “për fat të keq, mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare shumë e madhe, por jemi të sigurt që populli shqiptar me anë të Prokurorisë e Gjykatave shqiptare do jetë në gjendje ta luftojë këtë “kancer””.

“Pikërisht përmes bashkëpunimit, jemi të sinkronizuar bashkë të arrijmë këtë objektivë. Ka gjithashtu një prezencë të jashtëzakonshme të Policisë Gjyqësore italiane e shqiptare që bashkë me ne arrijnë objektiva të përbashkëta”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Manipulim masiv me votën e diasporës, DHL shkeli kontratën
Next Article Spiropali: Austria, mbështetje të fuqishme anëtarësimit të shpejtë në BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?