By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeredaktori dhe redaktori i TV21 u morën në bisedë informative
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryeredaktori dhe redaktori i TV21 u morën në bisedë informative
Maqedoni

Kryeredaktori dhe redaktori i TV21 u morën në bisedë informative

admin
Last updated: 19/03/2025 01:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Këtë mbrëmje në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative pas tubimit të madh në sheshin “Maqedonia”, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski, transmeton TV21.

Sqarimi i policisë ishte se ata kanë shkuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë ka qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Me dëshminë e tyfe për ngjarjen kanë dalë pikërisht kolegët, të cilët potencuan se MPB i ka vizituar dhe më pas i ka marrë dokumentet e nevojshme, ku pas një kohë të shkurtër sërish janë kthyer dhe i kanë ftuar në bisedë informative.

“Praktikisht kemi shfrytëzuar dron sikurse dy-tre vitet e kaluara, me qëllim që të paraqesim pasqyrën reale dhe atë çfarë paraqet interes publik dhe qytetarët të jenë në kohë të informuar. Problemi i cili është paraqitur, është se jemi njoftuar se ka ndalesë të tërësishme për fluturim të çfarëdo lloj të dronëve në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit”, tha kolegu ynë Jovica Paunovski.

Siç thuhet, kumtesë për ndalesë aktive në Shtip dhe Koçan është marrë pas 10 minutash, pasi veç më ishin ftuar në Stacion Policor, pas çfarë kanë marrë informacion se e njëjta do të plotësohet dhe azhurnohet.

“Shfrytëzuam dron i cili është nën 245 gram, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat me gjasë janë miratuar në muajin janar, ato parametra ligjor janë zbritur dhe tani droni mund të fluturojë pa deklaratë të veçantë dhe leje vetëm për 200 gram”, tha Paunovski.

Këtu është ndërlidhur edhe Shakiri, i cili tha se TV21 gjithmonë ka punuar bazuar në ligj dhe asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Snopçe: Korrupsioni emërues i përbashkët i aksidenteve
Next Article VIDEO / Pamje të reja të tmerrshme nga momenti i zjarrit në diskotekën në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?