By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kur pritët të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së? – Flasin avokatët e akredituar të Speciales
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kur pritët të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së? – Flasin avokatët e akredituar të Speciales
Maqedoni

Kur pritët të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së? – Flasin avokatët e akredituar të Speciales

admin
Last updated: 10/07/2025 09:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë po hyn në një fazë vendimtare. Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria, tashmë është radha e mbrojtjes që të paraqesë dëshmitarët dhe argumentet e saj.

Avokatet e akredituar pranë Speciales shpresojnë që procesi të përfundojë para vitit 2026, ndonëse theksojnë se kohëzgjatja mbetet ende e pasigurt.

Tutje, ata nënvizojnë se pas dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes shqyrtohet dënimi dhe pastaj nxirret aktgjykimi.

Avokati Musa: Deri në fund të vitit pritet përfundimi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, Skënder Musa, ka deklaruar për “Front Online” se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po hyn në fazën përfundimtare.

Ai thotë se Prokuroria është në fund të paraqitjes së saj dhe beson se brenda këtij viti përfundon procesi gjysor.

“Ende nuk ka përfunduar faza e mbrojtjes do të merren në pyetje edhe dëshmitarët paraprakisht do të vendoset edhe kërkesa e mbrojtjes për urdhër në aktakuzë, procesi gjyqësor është në faza finale dhe nuk ka mbet edhe shumë kohë që të përfundoj, besoj brenda këtij viti do të ketë një përfundim të procesit gjyqësor”, ka deklaruar Musa.

Sipas Musës, ende do të zhvillohen dëgjime të dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pritet vendimi për kërkesën e mbrojtjes lidhur me urdhrin në aktakuzë.

Ai u shpreh se nuk mund të bëhen parashikime të sakta për vendimin përfundimtar.

“Dëgjohen edhe dëshmitarët e mbrojtjes dhe pastaj tek shpallja e aktgjykimit, deri në fillim të vitit të ardhshm besoj. Procesi është në faza përfundimtare. Nuk mund ta parashikojmë asnjë proces gjyqësor, bazuar në këtë që e kemi pa ka shanse të mira që të merret aktgjykim lirues nuk mund të paragjykohen vendimet e gjykatës”, theksoi Musa.

Gashi-Bytyqi për gjykimin në Hagë: Mbrojtja do t’i zbehë provat e Prokurorisë, shpresojmë në përfundim para 2026

Avokatja e akredituar e Gjykatës Speciale në Hagë, Fehmije Bytyqi-Gashi thotë se Prokuroria tashmë i ka përfunduar paraqitjet e saj në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ajo bëri të ditur se tashmë është radha e mbrojtjes për të paraqitur dëshmitarët dhe provat e tyre, siç parashihet me ligj.

“Prokuroria i ka kryer të gjitha provat e tyre tash është rendi Thaçi e Veseli me i paraqit provat e veta kështu parashihet. Sipas ligjit deri tash Prokuroria ka përparësi krahasim me avokatet tash avokatet e këtyre do t’i marrin dëshmitarët e vet për mi demantuar ato mbas këtyre epët fjala përfundimtare, shqyrtohet dënime pastaj nxirret aktgjykimi”, ka deklaruar ajo.

Avokatja tha se mbrojtja synon të zbehë fuqinë e provave të Prokurorisë dhe shpreson që procesi të përfundojë para vitit 2026.

“Ne si mbrojtje e liderëve tanë do t’i zbehë ato deklarata nuk do të jenë aq prova të forta. Sa zgjatë nuk e dimë por shpresoj që të përfundoj para vitit 2026”, tha ajo.

Procesi në Hagë në fazë vendimtare, avokati Qerkini flet për hapat e radhës

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Qerkini, ka thënë se prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm.

Tutje, Qerkini ka bërë të ditur hapat vendimtar.

“Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Procedura ndodhet në fazën e shqyrtimit të mocioneve të mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës, të cilat prokuroria nuk ka arritur t’i provojë përtej dyshimit të arsyeshëm. Pas marrjes së vendimit lidhur me këto mocione, mbrojtja do të vendosë nëse do të thërrasë dëshmitarë dhe sa do të jetë numri i tyre. Vetëm pas administrimit të provave nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues do të tërhiqet për marrjen e aktgjykimit”, tha ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës
Next Article “Jemi gati të vetmuar përballë represionit serb – këto janë 5 kërkesat tona për Prishtinën dhe Tiranën”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?