By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Italia, mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë dhe integrimit të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Italia, mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë dhe integrimit të Kosovës
Maqedoni

Kurti: Italia, mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë dhe integrimit të Kosovës

admin
Last updated: 05/06/2024 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Italiane, në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Italisë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Kurti theksoi se Italia ka qenë një mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në komunitetin evropian.

“Për këtë ne jemi thellësisht mirënjohës, duke shtuar dhe se me Italinë Kosova ndan një lidhje historike e të rëndësishme”, u shpreh Kurti.

Ai përkujtoi rolin e arbëreshëve edhe në shtetndërtimin e Italisë, si në rastin e Michele Bianchi dhe Domenico Damis, dy arbëreshë të cilët luftuan krah Giuseppe Garibaldit.

“Kontributi i tyre është një shembull frymëzues i rolit të luajtur nga pakicat etnike në historinë kombëtare, duke demonstruar përkushtimin dhe sakrificën e tyre për kauzën e unitetit dhe pavarësisë së Italisë. Aktualisht rreth njëqind shqiptarë konkurrojnë me krenari në zgjedhjet lokale italiane që do të mbahen më 9 dhe 10 qershor në Itali. Ky përbën një moment historik të rëndësishëm të angazhimit dhe përfaqësimit qytetar për komunitetin shqiptar në procesin demokratik të Italisë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në këtë ngjarje, kryeministri nënvizoi dhe marrëdhëniet me Italinë të cilat karakterizohen nga lidhje të forta diplomatike, shkëmbime ekonomike dhe ndërveprime kulturore, përfshirë këtu edhe  sektorë të ndryshëm, nga tregtia dhe investimet tek arsimi dhe kultura.

“Bizneset italiane po investojnë gjithnjë e më shumë në Kosovë, duke sjellë risi dhe ekspertizë që kontribuojnë në mënyrë thelbësore në rritjen tonë ekonomike”, shtoi ai

Në përmbyllje, Kurti shprehu mirënjohjet e tij ndaj popullit dhe shtetit Italian, duke theksuar se Italia dhe Kosova vazhdojnë të punojnë së bashku  drejt një të ardhmeje më të ndritshme, të ndriçuar nga paqja, prosperiteti dhe përparimi i përbashkët.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Next Article Prezantimi i studimit hulumtues “Raporti i etikës zgjedhore: udhëzues për politikanë të virtytshëm 2.0”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?