By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti jep lajmin e mirë: Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti jep lajmin e mirë: Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë
Maqedoni

Kurti jep lajmin e mirë: Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë

admin
Last updated: 27/03/2024 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes, ka thënë se Vettingu po merr rrugë.

Ai kritikoi Gjykatën Kushtetuese duke thënë se pritën më shumë se 10 muaj, ndërkaq për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kurti thotë se po presin qe më shumë se një vit nga Kushtetuesja.

“Në përmbyllje të vitit të tretë, pas një pritje më shumë se 10 muajsh deri sa Gjykata Kushtetuese e trajtoi lëndën, më në fund kemi konfirmimin mbi amendamentet kushtetuese për Vetingun. Pra Vetingu i shumëpritur e tejet i nevojshëm po merr rrugë. Por pritja për shqyrtimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin e kemi miratuar në shkurt të vitit 2023, nga po e njëjta gjykatë po vazhdon për më shumë se një vit.”

Kurti ka thënë kur gjërat janë varur nga ta, kanë ecur më shpejt. Ai ka përmendur themelimin e Gjykatës Komerciale, Gjykatës Administrative, Institutit për Krime Lufte.

“E kur gjërat janë varur nga ne, punët kanë ecur më shpejt. Kemi themeluar dhe funksionalizuar Gjykatën Komerciale, siç patëm premtuar, dhe kemi miratuar në qeveri projektligjin për themelimin e Gjykatës Administrative, siç kemi premtuar. E kemi themeluar dhe funksionalizuar Institutin për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë. Në janar të këtij viti u bë edhe pranim dorëzimi i dokumenteve të para në këtë Institut. Po ashtu, kemi mundësuar gjykimin në mungesë për kriminelët e luftës.”

I pari i ekzekutivit ka shkruar se kanë kompletuar pakon ligjore kundër korrupsionit.

“Kemi kompletuar pakon ligjore kundër korrupsionit, duke miratuar ligjet për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe atë për Deklarimin e Pasurisë. Gjithashtu kemi mundësuar Task-forcën Anti-korrupsion e cila pritet të funksionalizohet gjatë vitit. Ndër tjerash kemi miratuar edhe rregullativën për sinjalizuesit. Përmes ndryshimeve procedurale penale, gjithashtu kemi mundësuar largimin e zyrtarëve publikë me aktakuza dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për zyrtarët që kanë keqpërdorur pozitat zyrtare.”

Në përmbyllje të vitit të tretë, pas një pritje më shumë se 10 muajsh deri sa Gjykata Kushtetuese e trajtoi lëndën, më…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, March 27, 2024

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani: Asociacioni për anëtarësim në KiE nuk është kusht në këtë fazë
Next Article Katër vjet nga anëtarësimi në NATO – vendi nuk është vetëm një faktor stabilizues në rajon, por edhe një nxitje për vendet fqinje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?