By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcënimin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcënimin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës
Maqedoni

Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcënimin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës

admin
Last updated: 23/05/2024 14:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe ishte folës kryesor, njoftoi se aty ka folur për rolin e NATO-s dhe kërcënimin e autokratëve për Kosovën.

“Kënaqësi e madhe të nis ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti në X.

Në fjalimin e tij, Kurti ka përmendur edhe kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë ku tha se “armatimi i madh” i Serbisë është një tregues se ajo “synon përshkallëzim”.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE, Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”, citohet të ketë thënë Kurti.

“Demokracia ka nevojë për siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas shumë tentimeve, miratohet marrëveshja për burgjet me Danimarkën
Next Article Haxhiu falënderon deputetët që votuan pro marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?