By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’
Maqedoni

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

admin
Last updated: 08/10/2024 12:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot rreth rritjes ekonomike, investimeve nga jashtë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kurti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime tha se janë qeveria e parë nga paslufta që nuk ka pasur asnjë protestë me parullën ‘Duam punë’.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovën e pasluftës ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm në të cilën figuron parulla  ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës padyshim, por duam punë nuk ka më parrulla dhe kjo besoj është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës…”, u shpreh kryeministri.

Ai tutje tha se Kosova është destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike.

“Vendi ynë ka potencial të madh për tu shndërruar në një qendër rajonale për investime…”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Sipas tij, disa nga faktorët që mbështesin këtë potencial përfshijnë stabilitetin institucional të Kosovës, fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, pastaj afërsia me tregjet e Evropës perëndimore, rritja ekonomike mesatare prej 6.2 për qind, etj.

“Investitorët siç e dimë të gjithë kërkojnë parashikueshmëri, konsistencë dhe shpejtësi në shërbime me sa më pak burokraci që të jetë e mundur. Për fat të mirë si ekzekutiv jemi Qeveria e parë që e cila do ta përfundojë një mandat të plotë, një tregues i qartë i stabilitetit institucional dhe politik, por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona demokratike e zhvillimore…”, tha ai.

Kryeministri i vendit tutje shtoi se duan që qytetarët të jenë sa më të përgatitur dhe konkurrues këtu në Kosovë në mënyrë që bizneset t’i gjejnë talentet brenda vendit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri Ljutkov në hapjen e ekspozitës së Rembrantit në Vjenë
Next Article Hapja e kufirit në Merdare për mallrat serbe, Guerot e mirëpret vendimin e Qeverisë: Qasja multilaterale sjell rezultate

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?