By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Përkundër pengesave të Kushtetueses e përmbi zhurmën e madhe të debateve, qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Përkundër pengesave të Kushtetueses e përmbi zhurmën e madhe të debateve, qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme
Maqedoni

Kurti: Përkundër pengesave të Kushtetueses e përmbi zhurmën e madhe të debateve, qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme

admin
Last updated: 26/03/2025 10:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot bëhen katër vite që nga mbledhja e parë e Qeverisë që ai drejton, e mbajtur në mars të vitit 2021, raporton Ekonomia Online.

Ai ka vlerësuar se qeveria e tij gjatë këtyre katër vite ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

“Këto katër vite të mandatit tonë kanë ‘vlejtur fort’,” ka deklaruar ai.

Megjithatë, ai sërish ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese dhe mediat.

“Sot 4 vjet më parë, qeveria jonë që këtë javë mbushi 4 vjet, mbajti mbledhjen e parë të punës aso kohe. Jemi takuar të paktën dy herë në muaj, në gjithësej 254 mbledhje, kemi marrë 2257 vendime. Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë e inflacionit nga lufta në Ukrainë, përkundër perngesave e vonesave në Gjykatën Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan, e pavarësisht sulmeve paramilitare të Serbisë, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes, qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

“Me ne, lëvizim pa viza në Evropë dhe nuk lëviz kufiri në veri.”

“Sistemi shëndetësor publik në Kosovë është përmirësuar dhe është bërë më i lirë, duke ofruar më shumë shërbime. Në mandatin që na pret, e që mezi e presim, do të vazhdojmë investimet. Për herë të parë, në katër komunat në veri po paguhet rryma dhe ka filluar të faturohet edhe tatimi në pronë. Tabelat dhe patentë-shoferët ilegalë nuk ekzistojnë më, pasi janë konvertuar. Gjithashtu, për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë, kemi pasur rritje të pensioneve”.

“Rreth 70 mijë nëna lehona kanë marrë për herë të parë shtesa nga shteti. Tre herë kemi rritur pagat në sektorin publik, ndërsa pagën minimale në sektorin privat e kemi rritur dy herë, dhe do ta rrisim përsëri në mandatin tjetër. Varfëria është ulur, papunësia është ulur”, ka përfunduar Kurti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Kurti për vrasjet: Të vihet drejtësi dhe të parandalohen vrasje të tilla në të ardhmen
Next Article Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në vendin tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?