By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike
Maqedoni

Kurti: Republika e Kosovës është e përkushtuar tek perspektiva euro-atlantike

admin
Last updated: 04/03/2024 10:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës kanë organizuar këtë të hënë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti i cili tha se perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së.

“Është kënaqësi që ky event na ka bashkuar sot, ne duhet të promovojmë vlera në dialog. Me gjithë se interneti ka lidhur miliarda njerëz po shohim se e njëjta teknologji dhe e njëjta platformë, çdokush me një llogari në media sociale mund të shpërndajë narrativat e saj, kjo ka bërë që tendenca për të kulluar ato që nuk i përforcojmë por ne shohim fushata të dezinformimit që nuk bazohet në fakte por në lajme të rreme, pra luftë hibride”, tha Kurti.

Kurti, tha se presidenti i Rusisë, siç e quajti ai “Putini despotik”, veçse i ka trimëruar autokratët e tij, për të sulmuar Ukrainën, teksa përmendi sulmin në Banjskë.

“Në dy vitet e para të Qeverisë tonë ata kanë sjellur ushtrinë në kufirin tonë, nuk mund të jemi të kënaqur apo t’i marrim si të mirëqenë. Perspektiva euro-atlantike duhet të përforcohet duke u rreshtuar me vlerat e BE-së. Republika e Kosovës është e përkushtuar në këtë, në tri vite kemi pasur përmisime, iu kemi bashkuar ndihmës ndaj Ukrainës”, deklaroi Kurti.


Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se do ishte mirë që shtetet demokratike të rrisnin bashkëpunimin me Kosovën.

“Kuvendi e zhvillon diplomacinë. ne jemi pjesë e Kuvendit dhe trupave të rëndësishëm evropian dhe botëror, jemi pjesë e Këshillit të Evropës, Kuvendi e ka një delegacion atje që bëjnë një pune të shkëlqyer”, tha Konjufca.

Kryesuesi i Parlamentit, shtoi Kosova po vazhdon ta jap kontributin e saj që të bëhet pjesë e BE-së.
Sipas tij në konferenca të tilla gjinden të gjithë së bashku.


E Peter Hurrelbrink, drejtori i FES-it për Kosovën u shpreh se po ndodh një dinamikë e re, për shkak të luftës në Ukrainë.

“Është e rëndësishme të diskutojmë sfidat, tensionet, t’i përforcojmë institucionet demokratike. Shoqëria civile ka një rol të jashtëzakonshëm por vendoset në rolin sekondar, nuk mund të ketë progres, nuk mund të kemi media të lira pa shoqërinë civile, pra përfshirjen e tyre. Ka shumë tema për të diskutuar, ka shumë pak progres për të përmirësuar jetën, premtimet e BE-së, janë të rëndësishme nëse BE-ja nuk vjen te ne, ne do shkojmë në BE”, tha Hurrelbrink raporton Ekonomia Online.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-Presidenti Trump përshkallëzon retorikën ndaj Presidentit Biden
Next Article ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?