By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi s’ka alternativë, jemi shtet demokratik e feminist
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi s’ka alternativë, jemi shtet demokratik e feminist
Maqedoni

Kurti: Synimi ynë për barazi dhe drejtësi s’ka alternativë, jemi shtet demokratik e feminist

admin
Last updated: 08/03/2024 13:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi i tyre për barazi e drejtësi nuk ka alternativë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti tha se janë mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare.

Sipas tij, qeveria që udhëheqë ai është demokratike dhe feministe, e kjo tha dëshmohet me politikat që po i ndërmerr.

“Synimi ynë për barazi dhe dritësi nuk ka alternativë, politikat feministe po e ruajnë demokracinë. Ky është edhe shteti për të cilin punojmë çdo ditë, demokrat po por edhe feminist, këtë e dëshmojmë edhe me politikat tona. Me secilin dikaster kemi marr masat për lehtësimin e jetës të vajzave dhe grave. Ne qeverisim me parime socialdemokrate dhe qasja e tillë ka qenë edhe me politikat tona për qytetarët. Filluam me shtesat për lehona dhe për fëmijë. Qeveria jonë ka qenë e përkushtuar që ndryshimin për barazi social ta nis edhe ne sektorin publik. Fuqizimi pozitës së grave ne shoqëri është njëra ndër ndryshimet thelbësore që qeveria jonë e ka që në fillim të mandatit”, tha Kurti.

Kurti tha se gjatë muajit mars do të hapet thirrja për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Gati 25 vjet pas mbarimit të luftës i kujtojmë çdo sakrificë që kanë bërë. Disa e vazhdojnë luftën se për to nuk ka përfunduar. Këto sakrifica nuk mund të shpaguhen financiarisht. Por mbështetja jonë duhet të jetë edhe financiare. Sistemi ynë i rendite familjarë të personave të zhdukur lartë në regjistrin e lirisë. Këtyre vlerave po ju shtojmë edhe masën për mbështetje familjareve gra dhe vajzave  të personave që janë zhdukur me dhunë gjatë luftës. Gjatë muajit mars do të hapim thirrjen për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzave që janë familjare të personave që ende rezultojnë si të zhdukur me dhunë të pa gjetur që nga lufta”, tha ai.

E kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se kjo ditë është për të kujtuar kontributin e grave ne ndërtimin paqes e demokracisë.

“Në 20 vjetorin e ligjit për barazi gjinore kujtomë që ishte dhe është obligim i çdo qytetari pa dallim gjinie të mbronte dhe ta mbroj jetën e te gjithë atyre grave dhe vajzave që humbën jetën si viktima të dhunës në familje dhe atyre që vazhdojnë të ballafaqohen me dhunën”, deklaroi ajo.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VV-ja thotë se ka rënie të korrupsionit viteve të fundit – Opozita përmend ndërhyrjet e ligjet anti-Kushtetuese
Next Article Ambasadori suedez e falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?