By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi diskuton sot shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi diskuton sot shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit
Shqipëri

Kuvendi diskuton sot shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit

admin
Last updated: 27/02/2025 08:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës, ku do të diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.

Në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë vendit, gjë që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dokumente identifikimi të skaduara.

Miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrjen e gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që do të mund të regjistrohen në platformën PER deri më 4 mars për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu, Kuvendi në seancën e sotme do të shqyrtojë edhe projektvendimin i cili parashikon një shtesë prej 80 punonjësish me kohë jo të plotë pune në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përballuar fluksin e madh të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit.

Këto punonjës janë të ndarë në kategori specialistë dhe operatorë. Ata do t’i vijnë në ndihmë administratës së KQZ-së për disa procese pune të tilla si përgatitja e dokumentacionit zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë vendit, dërgimi i dokumentacionit zgjedhor të zgjedhësit, votimi dhe dërgimi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ nga zgjedhësi, si dhe ruajtja dhe administrimi i dokumentacioni zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi nga momenti i mbërritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe deri në fillimin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.

Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit, e enjte, 27 shkurt 2025
Next Article Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?