By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit
Maqedoni

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit

admin
Last updated: 16/01/2025 13:56
By admin 3 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 16 janar – Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që sot ajo kërkoi në kuadër të mbledhjes së 30-të ta arsyetojë dorëheqjen e saj të parevokueshme pas votimit të inteprelancës së saj të premten e kaluar.

Para se ta arsyetojë dorëheqjen, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM e braktisën sallën e Kuvendit.

Dauti, duke e arsyetuar dorëheqjen, theksoi se ai është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend.

“Nëse do të jetonim në një shtet normal, atëherë kjo mbledhje nuk do të zhvillohej dhe unë nuk do të kisha nevojë të marrë fjalën. Ky është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend dhe është kanosje e drejtpërdrejtë ndaj një të zgjedhuri të popullit, si dhe mbajtje nën kontroll të të njejtit. Veprimi im për vendosjen e Ligjit për mbrojtësit është në bazë të të nenit 3, i cili nënkupton kushte shtesë se si të veprojnë institucionet. Nuk do të pranoj kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores. Zgjedh të veproj lirshëm, pa kushtëzime dhe t’i mbroj vlerat e demorkacisë dhe lirisë. AShtu veprova edhe kur e sollëm Ligjin për shtetësi, kur duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat, e zhbllokuam dhe e sollëm ligjin”, tha Dauti.

Theksoi se edhe për Ligjin për mbrojtësit i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë në pajtim me Rregulloren me qëllim që të ngritet niveli i debatit lidhur me nevojën për trajtim të palëve nga konflikti i vitit 2001 në mënyrë të barabartë.

“Përse Apasievi dhe deputetët e tjerë nga E Majta lidhur me Ligjin për mbrojtësit, nuk kërkuan që pika të vendoset në rend dite? Unë do ta kisha shtuar në rend dite, por parashtrohet pyetja përse deputetët nuk e kërkuan atë. Afati për vendosje të pikës në rend dite kaloi dhe mua nuk më lejonte Rregullorja ta shtoj atë pikë. Këta 61 deputetë po luajnë me pushtetin. Për mua kusht është të respektohen të gjitha nacionaliteetet”, tha Dauti.

Interpelanca e Dautit u parashtrua nga grupi i deputetëve nga E Majta. Kuvendi konstatoi se rezultatet në interpelancë janë të bazuara. Në mbledhje atëherë nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Në historinë e Parlamentit të RMV-së nuk ka pasur interpelancë më të dobët se sa ajo kundër meje
Next Article Spasovski: I vetmi përgjegjës në Kuvend është Afrim Gashi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?