By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi miratoi tre ligjet reformuese me të cilat parashikohet profesionalizimi i administratës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi miratoi tre ligjet reformuese me të cilat parashikohet profesionalizimi i administratës
Maqedoni

Kuvendi miratoi tre ligjet reformuese me të cilat parashikohet profesionalizimi i administratës

admin
Last updated: 11/07/2025 15:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Kuvendi gjatë ditës së djeshme miratoi tre ligje reformuese për administratën publike, të cilat premtohen që prej kohës së qeverisë paraprake. Dy prej tyre janë plotësim të ligjeve ekzistuese, respektivisht atij për nëpunësit administrativ dhe të punësuarit në sektorin publik. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, thekson që qëllimi i tyre është departizimi i administratës, punësimi nëpërmjet meritave dhe shtrëngimi i masave ndëshkuese për administratorët që nuk ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

“Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik sjellë, procedurë të qartë dhe objektive për punësim, të bazuar në merita dhe kompetenca dhe jo në lidhje dhe ndikime partiake. Centralizim dhe digjitalizim i të gjitha shpalljeve, nëpërmjet ueb-faqes së Agjencisë për Administratë që garanton transparencë dhe mundësi të barabartë për të gjithë kandidatët…Agjencia për Administratë kalon në Ministrinë e Administratës Publike. Si pjesë e integruar e Ministrisë do të garantojë proces zgjedhor korrekt dhe transparent, të digjitalizuar dhe të qasshëm për opinionin”, deklaroi Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

Krahas këtyre dy ligjeve, u miratua edhe Ligji për Përkryerje Profesionale, i cili parashikon formimin e një akademie të administratës, i cili parashikohet të jetë institucioni qendror i cili do të merret me punësimin dhe trajnimin e administratorëve. Akademia, do të vihet në funksion prej janarit të vitit 2027.

“Krijimi i Akademisë për trajnim dhe përkryerje profesionale si organ qendror në Ministri i cili duhet të jetë motor i zhvillimit dhe bartës i perspektivës më të mirë evropiane. Trajnim të administratorëve me përvojë si trajnues, me motivim dhe shpërblim financiar. Standarde të larta për të punësuarit e rinj me obligim për kalimin e provimeve për kuadrin udhëheqës, me trajnime obliguese”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

Ndërkohë, Minçev paralajmëroi dhe pako të re të ligjeve për reforma në administratë. Krahas ligjit për riorganizimin dhe punën e organeve të administratës publike dhe atij për sistemin e pagave, do të sillet edhe ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës, një ligj mjaft i përfolur në dekadën e fundit, por pavarësisht premtimeve deri më tani nuk është miratuar. Ky ligj, parashikon kritere më të rrepta për përgatitjet profesionale të kandidatëve që konkurrojnë për drejtor.

Ndërkohë, Ministria e Administratës vonon me publikimin e raportit të regjistrit për të punësuarit në sektorin publik, në të cilin duhet të publikohen të dhënat për strukturën e të punësuarve në administratë, përfshirë edhe përkatësinë etnike. Të dhënat e fundit, janë prej dhjetorit të vitit 2023 kur shqiptarët janë përfaqësuar me 22%. Minçev, deklaroi se problemi është teknik, pasi që regjistri është digjitalizuar dhe së shpejti do të publikohet, në të cilin do të përmbahen edhe të dhënat e përfaqësimit të komuniteteve.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB-ja promovoi shërbimin e ri digjital/ Qytetarët do të mund ta nxjerrin vërtetimin për vendbanim edhe në mënyrë elektronike
Next Article Sabriu: Me këtë ritëm reformash, po ndërtojmë një Maqedoni të Veriut më të drejtë, më humane dhe më të barabartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?