By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi miraton Ligjin për Udhëheqësit e lartë, synohet administratë më profesionale dhe e depolitizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi miraton Ligjin për Udhëheqësit e lartë, synohet administratë më profesionale dhe e depolitizuar
Maqedoni

Kuvendi miraton Ligjin për Udhëheqësit e lartë, synohet administratë më profesionale dhe e depolitizuar

V.E.
Last updated: 26/06/2026 14:38
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Ligjin për Drejtuesit e Lartë, i cili synon të vendosë një sistem më profesional, efikas dhe të depolitizuar në administratën publike.

Sipas Ministrisë së Administratës Publike, ligji krijon një sistem të unifikuar dhe të qartë për përzgjedhjen, emërimin dhe përgjegjësinë e drejtuesve të lartë, i bazuar në parimin e meritës, përkatësisht në njohuritë, kompetencën, përvojën dhe rezultatet e arritura.

Me zgjidhjen e re ligjore vendosen procedura transparente dhe kritere të qarta për përzgjedhjen e drejtuesve, ndërsa kufizohet ushtrimi afatgjatë i funksioneve me statusin e ushtruesit të detyrës. Sipas ministrisë, kjo do të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve.

Ligji parashikon gjithashtu racionalizimin e sistemit të menaxhimit në institucionet publike përmes zvogëlimit të numrit të anëtarëve të bordeve drejtuese, me qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe uljen e konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore.

Ministria e Administratës Publike vlerëson se kjo reformë përbën një hap të rëndësishëm në reformimin e administratës publike dhe në ndërtimin e institucioneve më të forta, që funksionojnë në interes të qytetarëve, mbi bazën e rregullave të qarta, integritetit dhe përgjegjësisë.

Në fund, ministria shprehu mirënjohje për të gjitha institucionet, ekspertët, përfaqësuesit e komunitetit akademik, sektorit civil dhe partnerët ndërkombëtarë që kontribuan në përgatitjen e këtij ligji.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Moti sot

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande
Next Article Hoxha dhe Rokas prezantojnë mundësitë e programit LIFE
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?