By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ky është interneti më i shpejtë në botë – shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Ky është interneti më i shpejtë në botë – shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë
Teknologji

Ky është interneti më i shpejtë në botë – shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

admin
Last updated: 11/07/2025 14:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është rreth një milion gigabitë çdo sekondë.

Rekordin e kanë vendosur Instituti Kombëtar Japonez për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (NICT) dhe kompania Sumitomo Electric, të cilët e shpallën këtë arritje në fund të majit.

Për ta kuptuar më mirë sa është 1.02 petabitë në sekondë, merrni si shembull faktin që do të mund të shkarkonit të gjithë përmbajtjen e Netflix-it për më pak se një sekondë.

Me këto shpejtësi, gjithashtu do të mund të shkarkonit video-lojëra të mëdha prej 150 GB brenda një çasti – diçka për të cilën shumica prej nesh mund vetëm të ëndërrojmë.

Për ta arritur këtë, ekipi i shkencëtarëve ka përdorur një kabllo optike speciale me 19 bërthama në vend të njërës, gjë që u ka mundësuar të transmetojnë të dhëna në shumë rrjedha paralele, në një distancë prej 1800 kilometrash. Për krahasim, kjo është thuajse e njëjta distancë sa nga Londra në Romë.

Gjithashtu, largësia nuk ndikon negativisht në shpejtësi, kështu që do të mund të transmetoni dhe të luani sa të doni pa humbje në cilësi.

Megjithatë, duhet theksuar se kjo shpejtësi rekorde e internetit për momentin nuk është e disponueshme për publikun – ajo është arritur në një ambient laboratorik dhe nuk ka detaje se kur, apo nëse, kjo teknologji do të përdoret komercialisht.

You Might Also Like

NASA paralajmëron, një copë e raketës së SpaceX mund të përplaset me Hënën

AI rikrijon një moment të pavdekshëm të futbollit, golin legjendar të Peles

Roboti humb kokën, por vazhdon të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë – pamje

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kallëzim penal për një mësuese nga rrethi i Berovës, rrahu një nxënës
Next Article Aksident i rëndë në Debresh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?