By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lajçak: Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lajçak: Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Lajçak: Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 11/12/2024 18:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Anëtarësimi në BE është alternativa më e mirë, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për rajonin në këtë moment në një kontekst të ri gjeopolitik, theksoi në takimin e shtatë të konferencës Plenare të Konvertës Nacionale për Bashkimin Europian në Maqedoninë e Veriut (NKEU-MK), Mirosllav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështjet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Nga ku sipas tij, gjeopolitika krijoi mundësi të reja për zgjerimin e BE-së , por që siç tha ai, këto dritare nuk mbeten përgjithmonë të hapura. Ai kujtoi edhe fjalët e Komisioneres së re Europiane për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Marta Kos, e cila tha se negociatat kërkojnë përpjekje intensive nga e gjithë shoqëria,dhe se duhet të jetë një projekt kombëtar në të cilin bartës duhet të jenë të gjithë.

“Nuk po them se BE-ja është perfekte, por do të doja të them disa fjalë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kur e nisët këtë proces, mendova se do të përparoni shumë, por fatkeqësisht nuk jeni as afër. Gjithçka që u përmend duhet të përmbushet. Fakti është se parametrat janë vendosur dhe nuk do të them asgjë të re, që të mos e humbisni këtë mundësi dhe të rrezikoni të neglizhoheni”, Lajçak.

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane i Kuvendit të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, tha se sot kemi Serbinë dhe Malin e Zi, të cilët janë duke negociuar 11 apo 12 vjet, dhe ende nuk janë anëtarë të BE-së, dhe kjo, sipas tij, tregon se zgjerimi brenda BE-së, vitet e fundit, nuk është në krye të agjendës për disa shtete anëtare.

“Ne nuk jemi perfekt si rajon dhe si vend kandidat, por është e sigurt se e kemi merituar që shumë kohë më parë t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE. Por, gjithmonë ka pasur një arsyetim të mirë ose më pak të mirë për të mos filluar ato negociata”, tha Milloshoski.

Në anën tjetër, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, theksoi se faktorët e tjerë politikë e shohin Ballkanin Perëndimor të integruar plotësisht në BE.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arabia Saudite shpallet organizatore e Kupës Botërore FIFA 2034
Next Article Gjashtë muaj Qeveri, 6 investime të reja dhe 2000 vende të reja pune

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?