By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Profesionistë nga policia dhe ushtria i bashkohen “Illyrian Guard”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Profesionistë nga policia dhe ushtria i bashkohen “Illyrian Guard”
Shqipëri

Lamallari: Profesionistë nga policia dhe ushtria i bashkohen “Illyrian Guard”

admin
Last updated: 06/04/2026 13:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 prill, argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, bëri të ditur se profesionistë me përvojë nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura po i bashkohen kompanisë së sigurisë “Illyrian Guard”, forcës që sipas tij “rritet çdo ditë me njerëz të përkushtuar dhe me standarde të larta”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizoi se “Illyrian Guard është e hapur për profesionistë që duan të bëjnë diferencën, që besojnë te disiplina, integriteti dhe shërbimi me dinjitet”.

Ndërkohë, drejtori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, vuri në dukje rëndësinë e përvojës së kandidatëve që i bashkohen kompanisë. Spaho shtoi se Illyrian Guard synon të ndërtojë një ekip të fortë dhe të besueshëm.

“Përvoja juaj dhe eksperienca juaj nuk është thjeshtë një aspekt profesional, por një forcë që frymëzon, besim, disiplinë dhe siguri.

“”Illyrian Guard” mbetet gjithmonë për profesionistë me integritet që vijnë nga fusha e policisë dhe ushtrisë, që duan të ndërtojmë diçka më shumë sesa një vend pune, një ekip të fortë, të besueshëm, dhe me standarde të larta. Së bashku mund të krijojmë një model suksesi, ku të ndërthurim eksperiencën tuaj dhe vizionin tonë, për të çuar përpara misionin e përbashkët”, tha Spaho.

Nga ana tjetër, një prej punonjësve të rinj, Leonard Zaçe, tregoi eksperiencën e tij.

“Kam punuar si ushtarak në ushtri prej 6 vitesh, më pas kam punuar në zjarrfikëse në qytetin e Lushnjës. Aplikona për punë në “Illyrian Guard”, meqë ishte një kompani serioze, kushtet e punës janë të kënaqshme dhe paga shumë e mirë”, tha ai.

Edhe Kasem Cakoni, me përvojë 10-vjeçare në ushtri, tha se zgjedhja për t’u bashkuar me kompaninë lidhet me kushtet që ofron kompania e sigurisë.

“Quhem Kasem Cakoni nga qarku Dibër, kam punuar 10 vjet si ushtarak në divizionin e Burrelit, u hap si variant pune në “Illyrian Guard” dhe aplikova ngaqe më pëlqeu paga, siguria, puna dhe do të punojmë me përkushtim”, tha ai.

“Illyrian Guard” Sh.A është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të sigurisë fizike dhe operative për individë, biznese dhe institucione.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike
Next Article Rënie e lehtë e çmimeve të naftës mes raporteve për një armëpushim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?