By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore
Shqipëri

Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore

admin
Last updated: 27/07/2026 14:29
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Në Bazën Ajrore të Farkës u zhvillua aktiviteti kombëtar për rritjen e gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve.

Në aktivitet ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrit të Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Pushtetit Vendor, prefektëve, kryetarëve të bashkive, drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të angazhuara në menaxhimin e emergjencave civile.

Aktiviteti u zhvillua në një moment kur vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe rritje të riskut për zjarre, ndërsa u prezantuan masat e marra për forcimin e kapaciteteve operacionale dhe koordinimin ndërinstitucional për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Gjatë aktivitetit u bë e ditur se flotës aktuale të mjeteve ajrore do t’i shtohen së shpejti edhe tre avionë zjarrfikës, pronë e shtetit shqiptar, të cilët së bashku me flotën e helikopterëve, do të rrisin ndjeshëm kapacitetet e vendit për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rastet e zjarreve masive.

Në fjalën e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi se zjarret përbëjnë një nga sfidat më serioze të sigurisë publike, duke kujtuar situatën e rëndë me të cilën po përballet Franca dhe duke nënvizuar se asnjë shtet, pavarësisht nivelit të zhvillimit, nuk është i paprekshëm nga emergjencat e shkaktuara nga zjarret.

“Çdo verë është një sprovë e re edhe për ne këtu në Shqipëri, dhe puna e përbashkët nuk matet vetëm me numrin e zjarreve që shuajmë, por mbi të gjitha me ato që arrijmë të parandalojmë. Zjarri nuk pyet për kufij administrativë, nuk njeh orar dhe nuk fal neglizhencën tonë. Përkundrazi, kërcënon jetën, pronën, ekonomin, mjedisin dhe të ardhmen e komuniteteve tona. Prandaj, përgatitja për sezonin e zjarreve nuk është një ushtrim rutinë dhe as përmbushja e një detyre funksionale”, u shpreh Lamallari.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka ndërtuar një qasje të bazuar te parandalimi dhe jo vetëm te reagimi, duke hartuar planet operacionale në të 61 bashkitë, forcuar sistemin e monitorimit dhe vrojtimit, kryer mijëra inspektime teknike, organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe intensifikuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit për goditjen e çdo rasti të zjarrvënies së qëllimshme.

Ai nënvizoi se ndryshimet në Kodin Penal kanë ashpërsuar ndëshkimet për zjarrvënien, deri në 15 vite burg, duke theksuar se çdo akt i tillë përbën një kërcënim jo vetëm për natyrën, por edhe për sigurinë kombëtare.

“Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e gjithsecilit prej nesh dhe emergjenca më e mirë është ajo që nuk ndodh kurrë. Prandaj, kemi forcuar gatishmërinë operacionale në të gjithë strukturën tonë. Kemi garantuar funksionalitetin e mjeteve, rezervat logjistike, pajisjet e ndërhyrjes, komunikimin në terren dhe dislokimin e forcave në zonat me risk më të lartë. Në bashkëpunim me prefektët, bashkitë, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar një mekanizëm shumë më efikas reagimi sesa vitet e shkuara”, tha ministri.

Duke folur për investimet në këtë sektor, ministri Lamallari bëri të ditur se është planifikuar investimi më i madh i viteve të fundit për modernizimin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me financimin e 130 mjeteve të reja zjarrfikëse nga buxheti i shtetit, si dhe ndërtimin e katër stacioneve të reja zjarrfikëse në Prrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë.

Ai theksoi gjithashtu se me Aktin Normativ të Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 janë shtuar 227.7 milionë lekë për këtë shërbim, duke garantuar një trajtim financiar më të mirë për efektivët që punojnë në kushte të vështira, me orë shtesë, gjatë natës dhe në ditët e pushimit.

Ministri vlerësoi edhe zhvillimin e programit të vullnetarizmit në mbrojtjen nga zjarri, duke bërë të ditur se 100 vullnetarët e parë, punonjës të shoqërisë aksionare “Illyrian Guard”, tashmë janë certifikuar dhe do të jenë në dispozicion të strukturave të emergjencave civile pas përfundimit të trajnimit.

Në përfundim të fjalës së tij, ministri Lamallari u shpreh se Shqipëria është sot më e përgatitur se më parë për t’u përballur me sezonin e zjarreve, falë investimeve në teknologji, logjistikë, burime njerëzore dhe koordinim ndërinstitucional, ndërsa u bëri thirrje institucioneve, pushtetit vendor, bizneseve dhe qytetarëve të kontribuojnë me përgjegjësi në parandalimin e zjarreve.

“Shqipëria është më e përgatitur se dje dhe plotësisht e gatshme për sfidat që na paraqet ky sezon. Së bashku do ta përballojmë këtë sfidë me profesionalizëm, disiplinë dhe bashkëpunim”, përfundoi ministri Lamallari.

You Might Also Like

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Agron Shehajt dhe referim në SPAK

Opozita: Po marrëveshjes me SHBA, jo mënyrës antikushtetuese të miratimit brenda ditës në Parlament

Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve
Next Article BE vendos avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?