By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve
Shqipëri

Rama: Shpërblim i menjëhershëm për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes që angazhohen kundër zjarreve

admin
Last updated: 27/07/2026 14:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Kryeministri Edi Rama informoi sot se ka propozuar që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që angazhohen në punën për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra, ndërsa u bëri thirrje të gjithë bashkive të veprojnë njësoj, edhe me forcat e tyre zjarrfikëse.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim në Bazën Ajrore të Farkës me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, lidhur me sfidës e riskut të zjarreve nga temperaturat e larta.

“Kam propozuar, që gjitha forcat që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe në ndërkohë i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në terren dhe ta bëjnë këtë menjëherë”, tha Kryeministri Rama.

Rama theksoi se pavarësisht investimeve në infrastrukturë e pajisje në qendër të kësaj përpjekje janë njerëzit që veshin uniformën dhe dalin në terren pa pyetur për orarin, për temperaturat apo dhe për rrezikun.

“Ne ju jemi shumë mirënjohës dhe një Shqipëri e tërë ju falenderon parapraktisht duke ditur që ju përsëri do të jeni heronjtë e sezonit veror”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar forcave zjarrfikëse.

Kryeministri theksoi se kapaciteti zjarrëfikës është rritur dhe do vazhdojë të rritet duke investuar në logjistikë, pajisje, në trajnim dhe në koordinim.

Rama siguroi se qeveria do të vazhdojë të investojë në modernizimin e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit, për kushte më të mira, për forcimin e bashkëpunimit me partnerët dhe sigurisht edhe për pagën.

Kryeministri nënvizoi po ashtu rëndësinë e punës parandaluese në territor.

“Kam një thirrje për njerëzit, që të bëjnë kujdes. Zjarret nisin nga gjëra të vogla, zjarret nisin nga një cigare hedhur nga makina, zjarret nisen nga një hi që nuk është shuar pas një pikniku etj”, tha ai.

You Might Also Like

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës

Rrëmbimi i dokumentit konfidencial nga zyra e Kuvendit, pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

PS kërkon përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të Agron Shehajt dhe referim në SPAK

Opozita: Po marrëveshjes me SHBA, jo mënyrës antikushtetuese të miratimit brenda ditës në Parlament

Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin prestigjioz në SHBA
Next Article Lamallari: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për shuarjen e zjarreve, investime në kapacitete tokësore e ajrore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Normalizohet trafiku rrugor pas protestave të doganierëve grekë
Maqedoni
Xhemaili rikthen deklaratën e Haradinajt në Kuvend: Gjuha e urrejtjes dhe sulmet politike të nxitura nga VV po dalin në sipërfaqe, Prokuroria të veprojë
Kosovë
Murati nënshkruan marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me AFD-në për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kosovë
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pasi SHBA-ja dhe Irani ndalojnë sulmet
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?