By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik
Shqipëri

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

admin
Last updated: 19/05/2026 16:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi sot, gjatë një takimi në Sarandë, se ngjarjet e fundit në qytetin bregdetar, ku u ndaluan mes të tjerëve dhe 4-ër punonjës policie pasi dyshohet se lejuan një ndërtim pa leje, kanë treguar pasojat e papërgjegjshmërisë së atyre që kanë detyrimin për të zbatuar ligjin.

Ministri Lamallari zhvilloi këtë të martë një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe institucioneve vendore për forcimin e kontrollit të territorit dhe garantimin e sigurisë publike në zonat bregdetare.

“Saranda dhe i gjithë bregdeti shqiptar janë pasuri kombëtare. Kushdo që mendon se interesat vetjake mund të kufizohen në një problem lokal, gabon rëndë”, u shpreh Lamallari.

Sipas tij, reagimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe strukturave mbikëqyrëse ishte një sinjal i qartë se institucionet nuk do të presin deri sa paligjshmëria të marrë përmasa të pakontrollueshme.

“Reagimi i menjëhershëm i Policisë së Shtetit dhe i strukturave të mbikëqyrjes është mesazhi i parë për të treguar se këto gjëra nuk mund të trajtohen si lojë. Nuk mund të presim të ndërtohet beton 7 kate apo ndërtime në mes të detit dhe më pas të reagojmë”, tha ministri.

Lamallari theksoi se përgjegjësia nuk kufizohet vetëm tek efektivët e policisë, por përfshin çdo punonjës publik që ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të garantojë konkurrencën e ndershme, sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

Ai kërkoi një hetim të thelluar përtej përgjegjësive direkte të punonjësve që kanë neglizhuar detyrën ose janë bërë palë me paligjshmërinë.

“Këtu përfshihen edhe struktura të tjera si Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Policia, Bashkia dhe çdo institucion tjetër përgjegjës”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se standardi i zbatimit të ligjit duhet të vlejë për çdo cep të bregdetit shqiptar.

Ministri nënvizoi se çdo funksionar që ka detyrë të zbatojë ligjin ka vetëm dy rrugë: “ose ta bëjë detyrën me nder, ose të përballet vetë me drejtësinë dhe përgjegjësinë e funksionit që mban”.

Duke u ndalur te siguria gjatë sezonit turistik, Lamallari tha se përveç ndërtimeve pa leje, një prioritet mbetet edhe perceptimi i sigurisë nga qytetarët dhe turistët.

“Teksa flukset turistike vijojnë të rriten, do të ishte e papranueshme që qytetarët dhe vizitorët të përballeshin me ngjarje kriminale, armëmbajtje pa leje, presione apo forma të tjera të paligjshmërisë”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
Next Article Kina ka ruajtur rritjen e qëndrueshme në katër muajt e parë të sivjetshëm
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?