By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari viziton policët e plagosur: Molotovarët e djeshëm janë ata që hedhin gurët e sotëm ndaj efektivëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari viziton policët e plagosur: Molotovarët e djeshëm janë ata që hedhin gurët e sotëm ndaj efektivëve
Shqipëri

Lamallari viziton policët e plagosur: Molotovarët e djeshëm janë ata që hedhin gurët e sotëm ndaj efektivëve

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 13:30
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizituan në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, 3 punonjësit e Policisë së Shtetit të mbetur të plagosur gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Pas interesimit për gjendjen shëndetësore të efektivëve dhe takimit me stafin mjekësor, ministri Lamallari dënoi me forcë aktet e dhunës të ushtruara ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri u shpreh se punonjësit e policisë janë dëmtuar nga hedhja e gurëve në drejtim të tyre.

“Ndonëse dëmtimet janë në kokë, në pjesën frontale, ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor për të bërë ekzaminimet përkatëse dhe ndërhyrjet me qepje, dua të siguroj së pari familjarët, se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar”, theksoi ministri.

Lamallari dha edhe një mesazh për protesutesit, të cilit i cilësoi si vandalë që  hedhin gurë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Janë identifikuar, do të shoqërohen dhe do të vihen para drejtësisë! Do të marrin përgjigjen më shembullore, që parashikon ligji për ta! Kjo nuk ka të bëjë fare me protestën dhe me shprehjen demokratike të mendimit ndryshe, ky është thjesht një akt kriminal”, tha ministri Lamallari.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi sulmin ndaj punonjësve të Policisë si sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.

“Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë.

“Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në Parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit”, theksoi Lamallari.

Ministri shprehu mbështetjen e plotë “për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit”.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta zhvillon teknologjinë që kthen sinjalet e trurit në tekst
Next Article Balla: Persona me precedentë kriminalë dhe shërbëtorë të Iranit janë përfshirë në sulme ndaj institucioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?