By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Latifi Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Latifi Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend
Maqedoni

Latifi Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vendet e huaja, të kthehen në vend

admin
Last updated: 24/03/2025 18:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi pasdite në konferencë për shtyp informnoi se sipas të dhënave të fundit, sot nga spitalet do të lëshohen 16 pacientë, të cilët janë trajtuar në vend dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake. Ajo potencoi se në afat prej dy javëve, pritet gjysma e pacientëve, të cilët mjekohen në vendet e huaja, të kthehen në vendin tonë, për të cilët, siç tha, i ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshme për vazhdimin e mjekimit të tyre adekuat.

Zëdhënësja qeveritare informoi se për momentin, në vendet e huaja trajtohen 116 pacientë. Pritet këtë javë tetë prej tyre të kthehen dhe të vazhdojnë mjekimin në vend.

“Ndërkohë, gjendja e disa pacientëve edhe më tej mbetet e rëndë. Katër prej tyre jashtë vendit janë në gjendje kritike, por ne po bëjmë gjithçka për të siguruar trajtimin e nevojshëm dhe shpresojmë në përmirësimin e tyre. Përveç kujdesit spitalor, si pjesë e kujdesit afatgjatë, siguruam një ekip kirurgësh, që do të qëndrojnë në Koçan për të mbështetur pacientët që trajtohen në shtëpi, duke shmangur udhëtimet e tyre të mundimshme në klinika. Po ashtu, spitali i Shtipit ka katër kirurgë, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të ofruar mbështetje për pacientët”, tha ajo.

Latifi Azizi theksoi se institucionet shëndetësore janë maksimalisht të përkushtuara për të ofruar trajtim cilësor dhe rehabilitim të plotë për të gjithë pacientët.

Zëdhënësja qeveritare theksoi se hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim mes institucioneve përgjegjëse.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të vërtetën dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha zëdhënësja Latifi Azizi.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Jeta e vërtetë e njeriut është e lumtur, kryesisht për shkak se ai është gjithnjë në pritje që ajo së shpejti do të jetë kështu’
Next Article Videvski: Nën torturë fizike u detyrova të nënshkruaj një deklaratë me të cilën do të dukem fajtor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?