By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim
Shqipëri

“LEAD Albania”, Spiropali nënshkruan marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

admin
Last updated: 17/12/2024 15:20
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nënshkroi sot marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për zbatimin e Programit të lidershipit “LEAD Albania”.

Përmes kësaj marrëveshjeje Kuvendi do të bëhet pjesë e institucioneve të cilët zbatojnë programin “LEAD Albania”, duke u mundësuar profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvojë të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse në Kuvend, përmes angazhimit 1-vjeçar të përfituesve në pozicionin e këshilltarit në kabinetin e Kryetarit.

Programi për Zhvillimin e Lidershipit, i cili zbatohet prej vitit 2013 nga AADF, është konceptuar bazuar në Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në proceset vendimmarrëse, shoqëruar nga një ndjesi e përfshirjes personale në lidershipin e shoqërisë.

Programi zbatohet në disa institucione të larta si Presidenca, Kryeministria, Ministritë, dhe organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë dhe vendosja në institucione kryhet sipas interesit individual dhe përshtatshmërisë profesionale të aplikantëve.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen dhe Erdogan diskutojnë situatën në Siri
Next Article Meloni: Italia e gatshme të angazhohet me Sirinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?