By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lëshime në punën e Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, konstaton revizioni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lëshime në punën e Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, konstaton revizioni
Maqedoni

Lëshime në punën e Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar, konstaton revizioni

admin
Last updated: 03/04/2025 12:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Deponim joadekuat i objekteve të sekuestruara të cilat janë në dispozicion të Agjencisë për menaxhimin e pronës së sekuestruar dhe mungesës së transparencës në shitjen e pasurisë së patundshme, gjësendeve të sekuestruara dhe pasurisë së konfiskuar, janë konstatuar nga revizorët gjatë kontrollit në këtë Agjenci.

Analizat e revizorëve tregojnë se mbajtja dhe ruajtja e sendeve të sekuestruara dhe mjeteve motorike nuk mundëson mbrojtjen e të njëjtave nga shkatërrimi dhe humbja e vlerës dhe se një pjesë e hapësirave të magazinës dhe parcelave që i shfrytëzon Agjencia tashmë 14 vjet janë shfrytëzuar pa vendim të Qeverisë për transferimin e së drejtës për shfrytëzim.

Për objektet e konfiskuara, për të cilat Agjencia nuk ka kushte për t’i marrë menjëherë në magazinat e saj, nuk është mbajtur asnjë evidencë me të dhëna për llojin e pasurisë së patundshme dhe subjektin ku ata lokacione ndodhen dhe as nuk është bërë regjistrimi i tyre. Deri më 31 dhjetor të vitit 2023, në dogana gjendeshin 46 automjete, ndërsa në MPB 689 automjete motorike pa përcaktim të vlerës.

Janë konstatuar dhe lëshime në zbatimin e inventarit vjetor të mjeteve, kërkesave dhe detyrimeve, si dhe mospërputhje të evidencës kontabël me gjendjen faktike të përcaktuar me regjistrimin.

Analiza e të ardhurave të realizuara nga shitja e pasurisë së konfiskuar dhe mjetet e paguara në Buxhetin e shtetit të realizuara nga Agjencia në periudhën prej vitit 2011 deri më 30 shtator të vitit 2024 tregojnë se nga gjithsej të ardhurat e realizuara në vlerë prej 1,650 miliardë denarë, në Buxhetin e shtetit janë paguar gjithsej 1,205 miliardë denarë, gjegjësisht më pak mjete nga 445 milionë denarë.

Si mjete të pashfrytëzuara në të holla në llogarinë depozituese në Agjenci më 31 dhjetor të vitit 2023 janë gjetur 40.721 mijë denarë, të cilët nuk janë paguar nga Buxheti i shtetit.

Sa i përket llogaritjes dhe pagesës së pagave të punonjësve, Agjencia nuk disponon dosje të plota dhe të kompletuara nga të cilat mund të vërtetohet se paga e përcaktuar është në përputhje me kualifikimet dhe përvojën e tyre të parashikuar me aktin e sistematizimit. Revizorëve nuk iu është ofruar Rregullorja e pagave dhe kompensimeve tjera që prej vitit 2009 si dëshmi për pagesën e pagave për 26 personat ndihmës teknikë dhe dokumentacionit për pagesën e punës jashtë orarit.

Revizorët kanë konstatuar se një pjesë e të ardhurave në vlerë prej 1.168 mijë denarë janë evidentuar pa u vërtetuar se janë në kuadër të përcaktuar në bazë të Udhëzimit për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare të Agjencisë dhe vendimeve të Qeverisë lidhur me përcaktimin e përdoruesve të telefonave zyrtarë dhe mënyrën e përdorimit dhe shumën e mjeteve për shërbime ushqimore, pa u siguruar dokumentacion i plotë. Revizorët gjithashtu kanë konstatuar se për shkak të lëshimeve në mënyrën e zbatimit dhe realizimit të procedurave për furnizimin e derivateve, servisimin e automjeteve dhe materialet e zyrave, janë blerë mallra në vlerë prej 695 mijë denarë për të cilat nuk janë zbatuar procedurat përkatëse në përputhje me Ligjin për furnizime publike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jean-Claude Van Damme përfshihet në një skandal, dyshohet se kreu marrëdhënie intime me pesë gra rumune për të cilat ishte në dijeni se ishin të trafikuara
Next Article Familjet e viktimave nga Spitali modular në Tetovë nga Prokuroria kërkojnë rifillim të hetimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?