By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi
Maqedoni

Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

admin
Last updated: 23/03/2025 11:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 23 mars – Më 17 mars, 32 vjeçari Vedat Ademi, ndërroi jetë në Spitalin e Kumanovës. Pas akuzave nga familjarët për keqtrajtimi mjekësor, u shkarkua drejtori i këtij spitali. Familjarët përmes një letre publike, urojnë që kjo dhimbje familjare të jetë si “fener” për përmirësimin e gjendjes në shoqëri.

“Duke qenë të vetëdijshëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar dhe të bëhet feneri i cili do të ndriçoj mendjet dhe funksionimin e një mentaliteti kolektivë në përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim në përmirësimin e mirëbesimit në institucione dhe organe ligjvënëse”, deklarojnë familjarët në Letrën Publike.

Familja Ademi falënderoi mediat dhe miqtë që ishin afër tyre në këtë periudhë të vështirë.

“Falënderojmë gjithashtu mediumet, portalet dhe shumë personalitete publike dhe politike të cilët sensibilizuan, informuan dhe u solidarizuan me dhembjen tonë.

Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet për zbardhjen e rastit, përkundër asaj se ‘drejtësia nuk gëzon besueshmëri’.

“Kërkojmë transparencë në hetim të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi”, shprehen familjarët.

Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllaun e të ndjerit, ata thonë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë. Policia konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe presin rezultatet. Në lidhje me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari më 19 mars e ka shkarkuar drejtorin Trajanovski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Federata vendosi që paratë e biletave të ndeshjes Maqedoni – Uells do të dërgohen për familjarët e viktimave në Koçani
Next Article I vendoset tritolit makinës në Krujë, shpërthimi gjatë natës shkaktoi vetëm dëme materiale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?