By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit dypalësh ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit dypalësh ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu
EkonomiMaqedoni

Lidhjet rrugore dhe hekurudhore në fokus të takimit dypalësh ndërmjet zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit kosovar të transportit Aliu

admin
Last updated: 18/11/2024 15:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Në kuadër të seancës së përbashkët ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, zhvilluan takim dypalësh me Liburn Aliun, ministrin e Transportit të Kosovës.

Në fokus të takimit, siç bënë të ditur nga Ministria e Transportit, ishte lidhja cilësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Nikolloski, theksoi se Maqedonia është përfshirë në një cikël të fuqishëm investimesh për ndërtimin e një rrjeti të modernizuar rrugor dhe hekurudhor, duke nënvizuar se nuk do të ketë tërheqje nga lidhja e dy vendeve me autostrad. Në takim u hap gjithashtu tema e rikthimit të transportit hekurudhor dhe ndërtimit të një stacioni hekurudhor të përbashkët.

“Ne kemi marrëdhënie të mira dypalëshe me Kosovën dhe kjo konfirmohet me seancën e sotme të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kosova është fqinji ynë, një partner ekonomikisht i rëndësishëm dhe duhet të punojmë së bashku për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Me ministrin Aliu diskutuam për projekte të përbashkëta që do të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të kontribuojnë për komunikim më të mirë, lehtësim të transportit dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Në takim u diskutua gjithashtu për përmirësimin e kushteve në transportin rrugor dhe të udhëtarëve. Ministrat ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit dhe avancimin e politikave që lidhen me ndërlidhjen rajonale.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli i prokurorëve publik e konfirmoi vendimin e prokurorit republikan për suspendim të Hajrullahut
Next Article Normalizohet komunikacioni në linjën hekurudhore Shkup – Veles pasi lokomotiva e trenit të mallrave doli nga binarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?