By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend
Maqedoni

Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend

admin
Last updated: 05/05/2025 08:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 maj – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, në kuadër të së cilës do të shqyrtohet Ligji i ri për energjetikë, i cili është në lexim të dytë. Ky propozim-ligj është në rend dite edhe në Komisionin Juridik-Ligjvënës.

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska kohë më parë në një bisedë për MIA-n tha se ky ligj është një nga më të rëndësishmit sepse në të janë implementuar të gjitha direktivat evropiane. Ligji, siç theksoi ajo, është përpunuar me kapacitete vendore, pa konsultantë të huaj.

“Atje për herë të parë rregullohen bateritë, përkatësisht deponimi i energjisë elektrike, formohen bashkësi civile. Këtu pë herë të parë fillon të bëhet metodologjia për matjen e varfërisë energjetike. Me këtë ligj, MEPSO do të kalojë para Ministrisë së Energjetikës që është normale dhe e pritur. Gjithashtu ka edhe për naftë dhe gaz. Ka shumë punë, bëhet fjalë për një ligj shumë të gjerë me 317 nene”, theksoi Bozhinovska.

Edhe sipas ministres Bozhinovska dhe sipas kryetarit të Komisionit Rregullator Marko Bislimovski, sfidë më e madhe në periudhën e ardhshme do të jetë përpunimi dhe miratimi i akteve dhe rregulloreve nënligjore.

Në Kuvendin e Maqedonisë, sot do të mbahet edhe debat konsultativ me temën “Situata e fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut”, në të cilën fjalë hyrëse do të kenë Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lesli Miler, përfaqësuese e UNICEF-it në vend. Në debat do të prezantohen rezultatet kyçe nga Analiza e UNICEF-it për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kuvendin e Maqedonisë sot do ta vizitojnë studentë të specializuar në detyra komanduese dhe shtabi në Akademinë Ushtarake “Mihajlo Apostolski – Shkup” në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mësoni si të aktivizoni tharmin me tri veprime
Next Article Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Shtipit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?