By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limaj: NISMA nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limaj: NISMA nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje
Maqedoni

Limaj: NISMA nuk do të jetë pjesë e zgjidhjeve gjysmake që çojnë në zgjedhje

admin
Last updated: 23/07/2025 13:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk do të kontribuojë në zgjidhje të pjesshme që mund të çojnë në zgjedhje të parakohshme.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, Limaj u shpreh para mediave se konstituimi i Kuvendit pa pasur një shumicë parlamentare mund të prodhojë paqëndrueshmëri dhe krizë institucionale, për çka Nisma nuk do të japë mbështetje.

“Nuk do të jetë kontribuuese në zgjidhje gjysmake që pastaj do të shkaktonin zgjedhje të parakohshme,” tha ai, duke theksuar se qëndrimi i Nismës është që të krijohet një shumicë qeverisëse stabile, e cila mundëson edhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Sipas Limajt, në këtë situatë është në interesin e të gjitha partive politike që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e presidentes për masë të përkohshme.

Ai tha se kjo hap mundësi për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe krijimin e një shumice parlamentare.

“Në këtë kohë që ka mbetur, siç e ka parashikuar edhe presidentja, të gjendet një zgjidhje dhe të vihet një shumicë. Ne nuk besojmë në zgjidhje parciale,” tha Limaj.

Limaj shtoi se kërkesa e presidentes për masë të përkohshme e ndihmon procesin dhe është një hap i rëndësishëm për të sqaruar jo vetëm situatën aktuale por edhe çështjet ligjore të pazgjidhura që lidhen me konstituimin e Kuvendit.

“Veprimi i presidentes do të ndihmojë të qartësojë për të ardhmen edhe për gjendjen e tanishme qështjen e konsitutimit të Kuvendit,” u shpreh Limaj.

Duke komentuar raportimet në media për një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje që përfshinte tri ministri për Nismën, Limaj i mohoi kategorikisht këto zëra.

“Asgjë nga ato që është folur në media nuk është e vërtetë – as një, as dy, as tri. Më shumë kemi biseduar për tema programore, politike, diplomatike dhe për sigurinë. E rëndësishme është që në tavolinë ka opsione,” theksoi ai.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Don Xhoni nuk i ndahet ish-banores së Big Brother VIP Albania
Next Article Zbulohen të gjitha çmimet: Nuk do ta merrni me mend se cili klub në Angli ka biletat vjetore më të shtrenjta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?