By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limaj: Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti deri më sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limaj: Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti deri më sot
Maqedoni

Limaj: Nisma nuk ka marrëveshje me asnjë parti deri më sot

admin
Last updated: 14/04/2025 15:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Nisma nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ndonjë subjekt politik deri në këtë moment, por është e gatshme të kontribuojë në krijimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.

“Ne presim që qeveria dhe institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese. Ne do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve, për aq sa na takon dhe kërkohet nga ne. Këtu përfundon detyra jonë kushtetuese. Kështu që, pak a shumë, këtu jemi. Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe është e gatshme, madje do të punojë fort që Kosova t’i formojë institucionet dhe të mos shkojë në një krizë parlamentare. Ajo që mund të themi deri më tani është se nuk kemi asnjë marrëveshje me asnjë grupacion politik,” u shpreh Limaj.

Ai tha gjithashtu se nuk ka qenë pjesë e ndonjë takimi apo dakordimi politik dhe mohoi se ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare për takim apo marrëveshje.

Megjithatë, Limaj tha se “kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”.

“Nesër, sigurisht, mund të ketë zhvillime… Nuk e di çfarë ka ndodhur, unë s’kam pranuar asgjë. Nuk kam asnjë shkresë nga askush, nuk kam parë ndonjë takim apo dakordim diku që të thuhet se dikush nuk duhet të takohet. Nëse ju keni parë ndonjë takim, ndonjë marrëveshje, ndonjë grupim ku unë kam munguar, atëherë keni të drejtë të thoni. Por unë nuk di që të ketë pasur ndonjë takim. Deri më tani, ne nuk kemi asnjë marrëveshje politike me askënd. Natyrisht, kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë,” tha Limaj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krasniqi: Jemi për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë, mbështesim qeverinë Kurti
Next Article Rexhepi: VV e ka kandidatin për kryetar të Kuvendit, por emrin duhet ta tregojë Kurti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?