By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani mesazh Taravarit: Të pritëm si shpresë, ike pa lamtumirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani mesazh Taravarit: Të pritëm si shpresë, ike pa lamtumirë
Maqedoni

Limani mesazh Taravarit: Të pritëm si shpresë, ike pa lamtumirë

admin
Last updated: 17/04/2025 15:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Fidan Limani është menaxheri i ri i caktuar i SPÖ në rrethin e Lilienfeldit.

Ai ka marrë këtë pozicion më 1 Mars të vitit 2024, duke pasuar René Schaffhauser.

Këshilltari i qytetit të Traisnit, Fidan Limani (29), menaxheri i caktuar i SPÖ, përmes një postimi në rrjetet sociale të shoqëruar dhe me një foto me Arben Taravarin, i ka dërguar atij mesazh duke i thënë se e kanë pritur si shpresë por ai ka ikur pa lamtumirë.

Postimi i plotë:

Te pritem si shpresë, ike pa lamtumirë. Sot më shumë se kurrë, njerëzit kanë nevojë për qëndrueshmëri.

Në politikë, besimi i qytetarëve është kapitali më i çmuar – dhe kur ai keqpërdoret apo shpërfillet, lë plagë të thella.

Nuk është heroizëm të largohesh kur përgjegjësia troket në derë. Është lehtë të dalësh nga VLENI, por është shumë më e vështirë të qëndrosh, të përballesh dhe të punosh me njerëzit që të besuan.

Unë personalisht, si një politikan i ri në diasporë, do t’i kisha dhënë edhe një herë shansin koalicionit ende të ri, por mbi të gjitha të suksesshëm, VLEN, i përbërë nga katër partitë shqiptare, që të tregonte në zgjedhjet lokale se si një forcë e bashkuar mund të arrijë rezultate të mëdha.

Kam ndjekur nga afër muajt e fundit të zhvillimeve politike në Maqedoninë e Veriut – veçanërisht ato që prekin shqiptarët. E di që situata nuk ishte ideale për ne, por në fund, për rritjen e madhe të numrit të deputetëve të VMRO-së dhe Mickoskit, përgjegjësinë e mban BDI me në krye Ali Ahmetin. Fushata e tyre në zgjedhjet parlamentare, ku ai i shpjegonte kryeministrit të ardhshëm Mickoski se ende “i qet buza tamel”, provokoi nacionalistët maqedonas – dhe përgjigjja e tyre nuk vonoi.

Kjo nuk është thjesht një zhgënjim personal – është një moment reflektimi për të gjithë ne që duam të ndërtojmë një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.
Politika është shërbim – jo strategji.
#Besim #Përgjegjësi #Qëndrueshmëri

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Përçarjet në koalicionin “VLEN” nuk do ta lëkundin Qeverinë
Next Article Sulstarova: Nëse nuk mësojmë nga përvoja disa-dekadëshe e pluralizmit, kalimi i kohës nuk sjell përmirësim, por vegjetim kolektiv

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?