By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Limani: Përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë dhe kushtet e reja të punës imponojnë nevojën e rishikimit të listës së profesioneve të rrezikshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Limani: Përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë dhe kushtet e reja të punës imponojnë nevojën e rishikimit të listës së profesioneve të rrezikshme
Maqedoni

Limani: Përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë dhe kushtet e reja të punës imponojnë nevojën e rishikimit të listës së profesioneve të rrezikshme

admin
Last updated: 19/02/2025 12:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 shkurt – Zhvillimi i vrullshëm i industrisë dhe avancimi i vazhdueshëm i teknologjisë, së bashku me përmirësimin dhe modernizimin e kushteve të punës, imponojnë nevojën e rishikimit të listës së punëve që kryhen në kushte të vështira ose në kushte që ulin aftësinë për punë të punëtorit, theksoi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani duke folur në prezantimin e sotëm të listës së re të profesioneve të rrezikshme/vende të punës për pensionim të parakohshëm në përputhje me nivelin e rrezikut dhe shkallës së propozuar për nivelin e pensionimit, si pjesë e projektit Revizion i listës së profesioneve të rrezikshme të cilat janë cilësuar për pensionim të parakohshëm me stazh të beneficuar të punës.

Në vitet e fundit, me mbështetjen e Bankës Botërore si partner i besuar, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka realizuar një sërë aktivitetesh të fokusuara në përmirësimin e menaxhimit të sistemit të sigurimeve sociale.

Këto aktivitete, njoftuan nga Ministria, synojnë optimizimin dhe racionalizimin e sistemit, thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave për ushtrimin e të drejtave sociale, uljen e kostove operative të sistemit, rritjen e përfshirjes së kategorive të cenuara, modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve të biznesit, si dhe krijimin e një sistemi të drejtë për të gjithë qytetarët.

Një nga aktivitetet e projektit të realizuar nga ministria, rezultatet e të cilit u prezantuan sot nga ekspertët e kësaj fushe, është rishikimi i listës së vendeve të punës me stash sigurimi me kohëzgjatje të shtuar, ose i njohur si stash i benificuar.

Limani vuri në dukje faktin se kjo listë rishikohet rregullisht globalisht, zakonisht çdo pesë vjet. Ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ende përdoret e njëjta listë e vendeve të punës që nga pavarësia e vendit, e trashëguar nga ish-Jugosllavia.

“Situata në legjislacion nuk tregon pasqyrën reale që kemi në terren, sepse ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur që nga krijimi i vendeve të punës me stash të benificuar. Kushtet e punës janë përmirësuar ndjeshëm dhe masat e sigurisë dhe shëndetit në punë janë përmirësuar ndjeshëm. Gjithashtu, disa industri nuk ekzistojnë më, gjë që e bën atë listë të pasaktë për situatën aktuale”, tha Limani. Për më tepër, disa industri nuk ekzistojnë më, gjë që e bën atë listë të pasaktë për situatën aktuale”, tha Limani.

Prezantimi i sotëm i punëve të rishikuara me stash të benificuar bazohet në një punë disamujore në terren nga ekspertët. Në këtë drejtim, ministri, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishëm të punëdhënësve dhe punëtorëve, i ftoi ata që të marrin pjesë aktive në diskutimet me ekspertët. Njëkohësisht ai ka theksuar se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të merren parasysh para se lista të bëhet përfundimtare.

“Së fundi, bazuar në bindjen e patundur se kapitali njerëzor është burimi më i vlefshëm në çdo aspekt të shoqërisë dhe në procesin e punës, ju bëj thirrje që si aktorë të rëndësishëm të këtij procesi, të vazhdoni të investoni vazhdimisht në shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve, në mirëqenien dhe zhvillimin profesional të tyre”, tha Limani. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot stabil dhe i ftohtë, me temperatura nën -10 gradë
Next Article Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, si nisi konflikti mes Kolë Manajt dhe të dashurës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?