By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda
Sport

Lista e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, këta janë pesë yjet e Superligës që u ftuan nga Franco Foda

admin
Last updated: 15/03/2024 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot (e premte) përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të muajit mars që përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë ndaj Armenisë (22 mars) dhe Hungarisë (26 mars).

Në listën e Fodës janë të përfshirë gjithsej 24 futbollistë ku vëmendja bie më së shumti tek numri i madh i futbollistëve nga Superliga e Kosovës që kanë marrë ftesën për të përfaqësuar Kosovën.

Pesë yje të kampionatit kosovar janë bërë pjesë e listës së Fodës ku aty përfshihen Ilir Avdyli (KF Llapi), Lumbardh Dellova (KF Ballkani), Ilir Krasniqi (KF Llapi), Drilon Hazrollaj (KF Malisheva) dhe Lindon Emërllahu (KF Ballkani).

Vlen të theksohet se Emërllahu është i angazhuar me grupmoshat U21 të Kosovës, dhe do t’i bashkangjitet ekipit të parë më datë 23 mars për ndeshjen e dytë ndaj Hungarisë.

Përveç këtyre pesë emrave që tashmë janë pjesë e listës kryesore të teknikut austriak, në listën rezervë bëjnë pjesë Qëndrim Zyba i cili dikur ishte pjesë e Superligës së Kosovës dhe Muhamet Hyseni (KF Llapi).

Avdyli ka qenë i padiskutueshëm si zgjedhja numër një për portën e Llapit këtë sezon, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij andaj edhe ftesa ishte më se e merituar për atë dhe për qendërmbrojtësin Ilir Krasniqi të cilët kanë merita absolute në sukseset e klubit llapjan.

Hazrollaj në anën tjetër që doli të ishte sensacioni i futbollit kosovar, ka regjistruar shifra të jashtëzakonshme këtë sezon duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar katër asistime.

Emërllahu në anën tjetër tashmë një talent i dëshmuar në Kosovë, ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe është i gatshëm që të jap kontributin e tij.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BE konfirmon se në rundin e ri të dialogut do të bisedohet për dinarin
Next Article Kovaçevski: Bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë do të jenë të njohur në kongres javën e fundit të këtij muaji

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?