By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lista e PS, Rama ‘shpik’ një kusht të çuditshëm për ata që duan të kandidojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lista e PS, Rama ‘shpik’ një kusht të çuditshëm për ata që duan të kandidojnë
Shqipëri

Lista e PS, Rama ‘shpik’ një kusht të çuditshëm për ata që duan të kandidojnë

admin
Last updated: 06/02/2025 21:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama është i shqetësuar sepse shifrat me regjistrimet në diasporë nuk janë në pritshmëritë që socialistët kishin menduar. Mbledhjet e çdo të hëne janë tashmë një ritual ku herë pas here dëgjohen edhe kushte të çuditshme.

Së fundi, Lapsi.al mëson se Rama iu ka thënë deputetëve dhe ministrave të tij, që askush të mos mendojë rikandidimin nëse nuk ka të konfirmuar minimalisht 200 kontakte në diasporë.

Pra, një deputet apo ministër aktual që aspiron të jetë në listat e garës së 11 majit duhet të ketë të paktën 200 shqiptarë jashtë vendit që votojnë për Partinë Socialiste.

Këta votues duhet të jenë të ndryshëm për secilin nga ministrat/deputetët. Nuk dihet nëse Rama do t’i qëndrojë apo jo deri në fund këtij kushti apo është thjesht një formë presioni për të vetët që të rrisin shifrat e votave në diasporë.

Kjo ka krijuar një konfuzion të brendshëm dhe i ka vendosur socialistët në një garë të çuditshme për të dorëzuar te kreu i tyre listën nominale me njerëzit që kanë.

Burimi saktësoi për Lapsi.al se nuk janë dorëzuar ende listat finale dhe nuk dihet se si janë deri më tani raportet, cili nga ministrat e deputetët i ka plotësuar të paktën 200 emrat që ka kërkuar Edi Rama.

Afati i fundit për regjistrim për ata që janë jashtë vendit është data 4 mars 2025.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetar i komunës së Budvës është zgjedhur Nikolla Jovanoviq
Next Article Terror për australianin, 102 gjarpërinj helmues jetonin në oborrin e shtëpisë së tij në Sidnei

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?