By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lojërat sportive Plazma për fëmijë bëhen pjesë e vendit tonë, duke bashkuar përmes sportit deri tani rreth dy e gjysmë milionë fëmijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lojërat sportive Plazma për fëmijë bëhen pjesë e vendit tonë, duke bashkuar përmes sportit deri tani rreth dy e gjysmë milionë fëmijë
Maqedoni

Lojërat sportive Plazma për fëmijë bëhen pjesë e vendit tonë, duke bashkuar përmes sportit deri tani rreth dy e gjysmë milionë fëmijë

admin
Last updated: 27/02/2026 13:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e lojërave amatere sportive Plazma për fëmijë, të cilat gjatë viteve të fundit kanë bashkuar mbi dy e gjysmë milionë fëmijë nga disa shtete. Më të mirët do të marrin pjesë në ndeshjet finale që do të zhvillohen në gusht të këtij viti në Split.

Kjo iniciativë vazhdon prej 27 vjetësh, ndërsa përfshin fëmijë nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Sllovenia. Qëllimi është që fëmijët të ndjejnë vlerën e vërtetë të sportit dhe përmes tij të mësojnë vlerat e duhura në jetë.

Në nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes mes platformës ndërkombëtare “Lojërat sportive për të rinj” dhe Federatës së sporteve shkollore, ishin të pranishëm edhe kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i sportit Borko Ristovski.

“Për herë të parë jemi në Maqedoninë e Veriut dhe besojmë se kjo do të jetë një hap përpara. Dua t’i ftoj fëmijët të marrin pjesë dhe përmes sportit të njoftojnë shumë miq. Më të mirët i presim në finalen më të mirë në Split”, tha kryetari i lojërave sportive Plazma, Zdravko Mariq.

Sipas kryeministrit Hristian Mickoski, me këtë hap vendi krijon sinergji mes të rinjve dhe sportit.

“Është e rëndësishme të mësojmë të rinjtë se e ardhmja është tek ata. Mund të flas si një sportist jo i suksesshëm, por sporti ka mbetur gjithmonë brenda meje, dhe për këtë arsye si Qeveri për herë të parë krijuam Ministrinë e Sportit. Mendoj se ngadalë, por me siguri po kalojmë me sukses sfidat fillestare dhe po fillojmë të funksionojmë”, tha Mickoski, duke folur për veten si basketbollist, i cili e ka drejtuar jetën e tij drejt një rruge tjetër. 

Foto: Printskrin

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendëskryeministri i Parë Sali u takua me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim Magnus Bruner
Next Article Janevska: Nuk ka nevojë të tërhiqet ligji për arsimin e lartë, nuk ka shumë vërejtje, të gjitha kundërshtimet e arsyeshme do të pranohen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?