By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri i Parë Sali u takua me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim Magnus Bruner
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri i Parë Sali u takua me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim Magnus Bruner
Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Parë Sali u takua me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim Magnus Bruner

admin
Last updated: 27/02/2026 13:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi sot takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Bruner, gjatë të cilit u diskutuan çështje kyçe lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, menaxhimin e migracionit, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar. 

 Në takim, infornojnë nga Kabineti i Sali, u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i Qeverisë për vazhdimin e reformave në kuadër të klasterit “Themeloret”, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Ministri Sali theksoi angazhimin e vendit për përmbushjen e kritereve hapëse dhe ruajtjen e dinamikës reformuese.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Sistemit të Hyrje-Daljes të Bashkimit Evropian dhe ndikimit të tij mbi shoferët profesionistë nga rajoni. Ministri Sali nënvizoi nevojën për një zgjidhje pragmatike dhe proporcionale që do të ruajë stabilitetin ekonomik dhe funksionimin e zinxhirëve të furnizimit, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është vend pa dalje në det dhe plotësisht e varur nga transporti rrugor”, theksohet në komunikatën e Kabinetit të Salit.

Në fushën e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, u theksua se Maqedonia e Veriut mbetet partner i besueshëm i Bashkimit Evropian, me zbatim të plotë të Marrëveshjes së Statusit me Agjencinë Evropiane për Rojën Kufitare dhe Bregdetare dhe me pjesëmarrje aktive në operacionet e përbashkëta.

Bashkëbiseduesit riafirmuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe forcimin e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional. Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali ritheksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për harmonizim të plotë me standardet evropiane dhe avancimin e bashkëpunimit institucional në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. 

You Might Also Like

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë

Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike

Editorial / Interpelancat pa koordinim veç se po e koritin edhe më shumë opozitën!

Seferi: Shkupi meriton kujdes të barabartë, aksionet për gjelbërim vazhdojnë në Shkup Veri

Mickoski: RMV ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosova dhe Finlanda forcojnë bashkëpunimin, Konjufca takohet me ambasadoren Laaksonen
Next Article Lojërat sportive Plazma për fëmijë bëhen pjesë e vendit tonë, duke bashkuar përmes sportit deri tani rreth dy e gjysmë milionë fëmijë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?