By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Loto– një lojë fati me traditë familjare-Një ritual ku numrat e fatit na frymëzojnë shpresë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Loto– një lojë fati me traditë familjare-Një ritual ku numrat e fatit na frymëzojnë shpresë
Ekonomi

Loto– një lojë fati me traditë familjare-Një ritual ku numrat e fatit na frymëzojnë shpresë

admin
Last updated: 12/08/2025 17:12
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Lotoja nuk është thjesht një lojë fati – ajo është pjesë e traditave familjare, histori personale, por edhe rituale simbolike përmes të cilave datave të lindjeve dhe ngjarjeve të rëndësishme familjare u japim një vlerë shtesë, duke i shënuar si numra të fatit që, ndoshta, do të na sjellin edhe një fitore.

Shumica e përbërjeve përfshijnë data të rëndësishme, ditëlindje të të afërmve, përvjetore, apo numra që mbajnë simbolikë personale dhe familjare. Çdo kombinim lotoje mbart më shumë se një histori. Çdo zgjedhje e një kombinimi me 7 numra është një ritual argëtues për të ndezur shpresën përmes një loje të përfshirë me ëndërra dhe pritje për shortin.

Nuk do të gabojmë nëse themi se me një pagesë prej 30 denarësh për një kombinim lotoje me 7 numra, ne po blejmë momente të mbushura me shpresë. Vetëm pyetja: “Po sikur…?”, na fut në ëndërrime dhe na ngjall emocione të bukura. Që nga momenti kur u besojmë numrave të fatit ëndrrat tona, deri në momentin e shortit, ne jemi të shoqëruar nga mendime pozitive.

Me fatin nuk dihet kurrë.

Edhe pse 30 denarët e hedhur mund të mos na sjellin fitore, zinxhiri i shpresës vazhdon me pjesëmarrjen në shortin e ardhshëm. Nuk ka zhgënjim, asnjë mënyrë më e lirë për të blerë momente shprese dhe ëndrrash, përderisa loja bëhet me moderim dhe për argëtim.

Që nga viti 2010 e deri më sot, çdo të mërkurë dhe të shtunë, mijëra qytetarë në të gjithë vendin e ndajnë të njëjtën emocion – ndjenjën e shpresës, pritjes dhe gëzimit të mundshëm. Loto 7 e Lotojës së Shtetit është loja më e njohur e fatit, e cila vazhdon traditën familjare të krijimit të kombinimeve me numra të fatit, ndarjes së shpresave dhe planëve, dhe sigurisht, ndarjes së gëzimit kur vjen fitorja. Nga viti 2011 deri në 2024, janë arritur 28 fitore të mëdha (7-ka), të festuara në Bitollë, Kumanovë, Kërçovë, Kavadarci, Shënkollë, Tetovë, Strumicë, Negotino, Kumanovë, Ohër dhe në Shkup (në lagjet: Qendër, Gazi Babë, Kisellë, Çair dhe Vizbegovë). Fitoreja më e madhe deri më tani ka sjellë mbi 1.7 milionë euro për vetëm 10 kombinime (300 denarë), të fituara vitin e kaluar në Ohër.

Gjatë viteve, “7-ka e Lotos” është bërë simbol i fatit. Një “fitore lotoje” është diçka që shpesh e urojim vetes apo të afërmve tanë, ose e përdorim si shprehje për sukses të madh: “Si 7-ka e Lotos!”.

Kur i pyetëm fituesit e 7-kave – “Si është ndjenja kur e kupton që ke fituar?”, të gjithë pajtoheshin se në momentin e parë, gëzimi është i njëjtë, pavarësisht nëse fitorja është e vogël apo e madhe. Ndjenja për përfitimet dhe përgjegjësitë e një fitore të madhe vijnë më vonë. Të gjithë besojnë se në fatin duhet të kesh besim dhe t’i japësh një shans numrave të fatit.

Lotoja është një traditë që kalon brez pas brezi dhe ruajnë të njëjtat vlera, nga koha e fletëve të shënuara me dorë, deri në epokën dixhitale dhe mundësinë e pjesëmarrjes online.

Qëllimi i këtij teksti është t’ju kujtojë të kontrolloni nëse në familjen tuaj dikush ruaj një fletore me kombinime të shënuara me kujdes, apo bileta të vjetra lotoje që presin t’u jepet një shans. Ndoshta tradita familjare e lotos ekziston tashmë te ju, ose do të fillojë me ju!

Lotoja e Shtetit, si organizator i përgjegjshëm i lojërave të fatit për qytetarët mbi 18 vjeç, respekton traditat dhe vlerat familjare. Loto 7 është krijuar sipas standardeve evropiane më të larta dhe është e përshtatur me kërkesat e tregut vendor. Pjesëmarrja është e mundshme në më shumë se 300 pika shitjeje në të gjithë vendin, ndërsa mund të luani edhe online në www.loto.mk. Shortet transmetohen live çdo të mërkurë dhe të shtunë në TV Kanal 5, nga ora 20:00.

Me çdo kombinim prej 30 denarësh, ju:

Jepni një shans fatit tuaj.
Ndani shpresa dhe emocione me të afërmit.
Kontribuoni në projekte të dobishme për shoqërinë (arsimi, kultura, sporti, mjedisi, etj.).
Luaj me përgjegjësi – për veten, familjen dhe shoqërinë! 🍀

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MF: Publikim i hapur i pagesave në periudhën zgjedhore
Next Article Mbështetje për familjet në rrezik social, subvencione për pajisje klima dhe fatura të rrymës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?