By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM: Mickoski e mbron Toshkovskin, Toshkovski e mbron Mickoskin edhe sa viktima duhen për përgjegjësi?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LSDM: Mickoski e mbron Toshkovskin, Toshkovski e mbron Mickoskin edhe sa viktima duhen për përgjegjësi?
Maqedoni

LSDM: Mickoski e mbron Toshkovskin, Toshkovski e mbron Mickoskin edhe sa viktima duhen për përgjegjësi?

admin
Last updated: 18/11/2026 11:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – Hristijan Mickoski e mbron Pançe Toshkovskin nga përgjegjësia për dështimin e MPB-së. Toshkovski i shërben si mburojë Mickoskit për kriminalitetin e pushtetit, thonë nga LSDM-ja këtë mëngjes përmes një komunikate.

“Derisa ata mbrojnë njëri-tjetrin, çmimin e paguajnë qytetarët. Viktima, vrasje, femicide, dhunë ndaj grave, shpërbërje e plotë e sistemit të sigurisë.

Edhe sa viktima nevojiten që Toshkovski të mbajë përgjegjësi?

Toshkovski ka përgjegjësinë më të madhe politike, për dështimin e parandalimit, për mosveprimin e MPB-së dhe mbrojtjen e kriminelëve. Kohë më parë duhej të kishte dhënë dorëheqje.

Pas çdo viktime të femicidit ka pasur kallëzime të shumta të pazbardhura dhe mosveprime.

Rasti i fundit me dhunën ndaj Sarës nga Ohri konfirmoi se institucionet nuk funksionojnë, nuk garantojnë sigurinë e grave dhe shërbejnë vetëm si instrument i pushtetit për mbrojtje nga përgjegjësia.

Dhunuesi ishte liruar vetëm sepse është djali i funksionarëve lokalë të VMRO-së, të afërt me Mickoskin.

Po të mos ishte reagimi i shpejtë dhe i zemëruar i qytetarëve, i LSDM-së dhe i organizatave joqeveritare, do ta shihnim skemën e vjetër të VMRO-së: viktima në spital dhe me frikë për jetën e saj, ndërsa dhunuesi i lirë për shkak të lidhjeve me funksionarët lokalë të VMRO-së.

Qytetarët nuk mund të kenë besim dhe me këtë vendim të fundit se drejtësia do të vendoset në vend.

Truproja e Mickoskit, i cili e rrihte bashkëshorten e tij, u lirua. Ka shembuj të shumtë të mosndëshkueshmërisë.

LSDM kërkon zgjerimin e hetimit për dhunën ndaj Sarës. Dhunuesi nga Ohri nuk është i vetëm, ka prindër që kanë sugjeruar të lirohet nga trupi dhe ta mbulojnë rastin. Ka edhe prokuror që nuk ka vepruar.

Kërkojmë dënimet më të ashpra, për dhunuesin dhe për të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar ta fshehë veprën, provat, raportet ose e kanë penguar drejtësinë.

Kërkojmë përgjegjësi për të gjitha lëshimet dhe sanksione. MPB, Prokuroria, Gjykata, përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë telefonuar prokurorë, gjykatës, pushtetarë lokalë nga VMRO”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shteti nxjerr në shitje 51 banesa në Ohër me çmime më të ulëta se ato në tregun privat
Next Article VMRO-DPMNE: LSDM e hapi temën për “Alta Bankën”, tani hesht për shitjen e aksioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?