Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – VMRO-DPMNE akuzon se LSDM-ja e ka iniciuar seancën mbikëqyrëse për “Alta Bankën”, por pasi në opinion janë shfaqur informacione për shitjen e aksioneve të bankës, partia opozitare nuk e cakton vazhdimin e seancës.
Nga partia në pushtet thonë se LSDM-ja dhe lideri i saj, Venko Filipçe, kanë qenë të zëshëm në kritikat ndaj “Alta Bankës”, derisa nuk u hap çështja e shitjes së aksioneve shtetërore në vitin 2023.
VMRO-DPMNE pyet pse pushteti i atëhershëm nuk i ka informuar qytetarët për shitjen e aksioneve dhe pse, siç theksojnë ata, Filipçe dhe LSDM tani heshtin për këtë çështje.
Nga partia shtrojnë gjithashtu pyetjen nëse arsyeja e shtyrjes së vazhdimit të seancës mbikëqyrëse është frika nga publikimi i informacioneve shtesë të lidhura me rastin.
VMRO-DPMNE pretendon se kritikat e LSDM-së ndaj “Alta Bankës” kanë edhe prapavijë politike, edhe biznesore, ndërsa akuzat i lidh me persona të afërt me LSDM-në, Filipçen dhe familjen Zaev.
Nga partia gjithashtu e akuzojnë Filipçen se shmang përballjen me faktet dhe se kritikat ndaj bankës i përdor për qëllime politike.
“Arkitektët dhe prodhuesit kryesorë të botës serbe në Maqedoni janë Venko Filipçe dhe LSDM-ja”, thuhet në komunikatën partiake të VMRO-DPMNE-së.

