By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LSDM nga shoqëri për të gjithë në parti nacionaliste!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > LSDM nga shoqëri për të gjithë në parti nacionaliste!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

LSDM nga shoqëri për të gjithë në parti nacionaliste!

admin
Last updated: 29/01/2025 16:48
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Dallimet ideologjike të partive politike në vendin tonë pothuajse janë bërë të padukshme. Por, ajo që duket e shihet qartë e mirë është dallimi mes qëndrimeve të partive politike kur janë në pushtet dhe kur janë në opozitë. I tillë është shembulli me LSDM-në e cila derisa ishte në pushtet promovonte shoqëri për të gjithë e tani kur u përballë me disfatë të paparë më parë kaloi në një parti që promovon parti nacionaliste me ide e kërkesa të pastërta puro etnike maqedonase, duke përjashtuar gjitha etnitë tjera, shkruan Zhurnal.

LSDM-ja e sotshme s’heqë dorë nga ligji për branitellat –

LSDM-ja thotë se nuk do të heqë dorë nga ligji për branitellat edhe pas bllokimit të punës së Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Sipas tyre, kreu i Kuvendit Afrim Gashi ka vepruar me standard të dyfishta që në fillim të procedurës dhe do të shikojnë opsionet, madje edhe opsionin e interpelancës ndaj tij.

Komisioni për politikë sociale është jofunksional pas dorëheqjes së kryetares Ilire Dauti për të cilën u miratua interpelancë. Dauti nuk kishte proceduar ligjin për kompensimin financiar të branitellave.

“Absolutisht do t’i shohim të gjitha opsionet në periudhën e ardhshme që ligjin ta vendosim përfundimisht në shqyrtim, në përputhje me procedurën dhe në përputhje me atë që do të ofrohet si mekanizëm se si mund të bëhet kjo në mënyrë më efikase. Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së për Alsat.

Çfarë qëndrimesh kishte LSDM e dikurshme?

Kujtojmë se, Zorna Zaev, ish kryeministri vendit dhe ish kryetari i LSDM-së në vitin 2016 erdhi në pushtet me votat e shqiptarëve ku arriti të bëhet më i besueshëm se sa vetë politikanët shqiptarë në kampin shqiptarë, duke marrë mbi 50 mijë vota shqiptare. Vota të cilat ishin vendimtare për fitoren e tij kundër partisë nacionaliste VMRO-DPMNE atëkohë. Por kjo “formulë” e tij si duket rezultoi e suksesshme vetëm për sa kohë deri sa ishte në pushtet dhe u demaskua nga ata premtimet megalomane që i kishte dhënë e që nuk i ka realizuar.

Por tani që dështoi LSDM-ja pësoi humbje të paparamendueshme apo debakël ka filluar ta ndryshojë sloganin nga “shoqëri për të gjithë” në “shoqëri për maqedonasit”, për të rikthyer votuesit maqedonas dhe për t’i treguar votuesit shqiptar se u ka skaduar afati dhe nuk kanë më nevojë për ata shqiptarët lojal ndaj LSDM-së. E keqja qëndron te fakti konkret që as votuesit maqedonas nuk i besojnë më kësaj kastre politike në LSMD-në, dhe gjithë kjo tentativë për të shitur patriotizëm të rrejshëm nuk çon pluhur.

Koncepti i njohur “shoqëri për të gjithë” i dështoi Zaevit dhe LSDM-së, pasi për shoqërinë maqedonase Zaev u shpall “tradhtar”, ndërkaq për shoqërinë shqiptare u shpall “mashtrues”, që vetëm shfrytëzoi votat shqiptare për të ardhur në pushtet, sërish trajtimi i shqiptarëve nga institucionet e vendit ishte po i ngjashëm me atë të qeverisjes së Gruevskit. Çudia më e madhe është se menjëherë pas zgjedhjeve të këtij viti LSDM kaloi në opozitë dhe në emër të reformave të para ndryshoi të parin e partisë. I cili përvjeli mangët dhe puna e parë e tij ishte të bëj diçka për branitellat.

Pra, kësaj partie vonë i kishte dalë gjumi që të mendojë për branitellat pasi doli në opozitë. E kjo nuk ishte serioze sepse shihej që është bërë për të mashtruar qytetarët se kinse këta janë alamet patriotët në kampin maqedonas po sjellin politika që përjashtojnë shqiptarët, e ushtarët e UÇK-së. Me këtë ide dështuan dhe çfarë të bëjnë, gjithçka që është kundër shqiptarëve. Prandaj, pa u vonuar reaguan menjëherë se janë kundër idesë të themelimit të Akademisë shqiptare.

Me këtë qasje LSDM po dëshmon mungesë së pjekurisë politike sepse veprimet e tyre janë më shumë hipokrite sesa të vërteta e të sinqerta. Derisa ishin në qeverisje me BDI-në ishin “pula” tani sa dolën në opozitë po shtiren se janë skifterë të pathyeshëm. Kjo gjë as nuk shkon e as nuk i ka hije, duhet të ruhet kontinuiteti partisë edhe përkundër humbjes së thellë që pësuan. Në vend se të fokusohen në gabimet e bëra dhe të punojnë drejt korrigjimit ata proklamojnë politika anti-shqiptare. E me këtë avaz numri i deputetëve do t’i hyjë në ujë e t’i zvogëlohet edhe më shumë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të Uzbekistanit: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik
Next Article Ministri i Ekonomisë me përkrahje për iniciativën për bojkot të marketeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?